Zhvillimi i foshnjës 4 javëshe

0
374
Zhvillimi i foshnjës 4 javëshe

Foshnja jote në rritje

Sa shumë ndryshime ndodhin gjatë një muaji! Deri tani fëmija juaj ka humbur pamjen e fryrë të të porsalindurit dhe mund ta mbajë vetë kokën lart për një ose dy minuta.

Ai gjithashtu po fillon të zbulojë trupin e tij, veçanërisht duart, të cilat e tërheqin pafundësisht; ju mund t’a shihni atë duke i shikuar ato për disa minuta me rradhë.

Duke përdorur këtë refleks, ai mund të jetë në gjendje për të mbërthyer gishtat e tij rreth një lodre për disa sekonda, edhe pse aftësitë e tij shtrënguese do të rriten gjatë një apo dy muajve të ardhshëm. Si rregull i përgjithshëm, zhvillimi i fëmijës suaj fillon nga lart, me kokën e tij  dhe vazhdon deri tek këmbët. Kështu, me kalimin e kohës ai do të mësojë se si të kontrollojë kokën dhe qafën, pastaj krahët, trupin dhe këmbët.

Tani shikimi i foshnjës suaj po bëhet edhe më i mprehtë. Deri në javën e katërt, shumica e foshnjave mund të shohin rreth 40 -45 cm para tyre , jo qartë, por është shumë afër qartësisë. Mos u habitni nëse jeni të përshëndetur me një “ah!” kur foshnja ju sheh juve ose partnerin tuaj.

Ai mund të bëjë të njëjtën reagim kur dëgjon zërin tënd. Bebet në këtë moshë duan gjithashtu të dëgjojnë këngë për fëmijë dhe këngë të thjeshta, veçanërisht ato me një ritëm të theksuar.

Në fakt, hulumtimet sugjerojnë se foshnjat që dëgjojnë shpesh këngë në fillim të jetës së tyre mësojnë të flasin dhe lexojnë pak më herët se ata që nuk dëgjojnë fare këngë.

Ju mund të ndiheni çuditshëm, por duke folur në atë zë këngësh të njohur si “gjuha e prindërve” ndihmon që të stimulohet zhvillimi i trurit të bebit të porsalindur. Hulumtimet sugjerojnë se kjo e rrit aftësinë e tij për të bërë lidhje mes objekteve dhe fjalëve (si p.sh “Ooh, shiko këtë top, shpirt!”). Kështu që filloni të bisedoni me foshnjën menjëherë.

Informata rreth shëndetit dhe sigurisë

Vizita te doktori pas një muaji

Pediatri juaj ka gjasa të kontrollojë fëmijën tuaj në spital dhe përsëri në 3-5 ditët e para të jetës së tij, por pas 4 javëve ai duhet ta kontrollojë prap. Prisni që pediatri juaj të shtrojë shumë lloje të pyetjeve rreth asaj se sa mirë po ha fëmija juaj, sa shpesh ai ka jashtëqitje dhe sa kohë dhe shpesh ai është duke fjetur.

Pediatri do të kontrollojë peshën e bebit, gjatësinë, vigjilencën, reflekset dhe vitalitetet e tjera.

Mbani një fletore në tavolinën tuaj afër shtrarit ose në dhomën e foshnjës që të keni mundësinë të shënoni sjelljet që ju pengojnë ose çuditin. Nuk ekzistojnë pyetje shumë bazike ose shqetësime të çuditshme, kështu që mos u ndjeni në siklet kur doni t’i jepni letrën pediatrit tuaj. Pediatri do t’ju ndihmojë me kënaqësi. Do të caktoni termine të tjera të vizitave për 2 muaj, 4 muaj, 6 muaj, 9 muaj dhe 12 muaj, kështu që do të keni shumë mundësi të flisni për shqetësimet.

Çka duhet të dini?

Tejkalimi i fazës së paslindjes

Tani që jeni një muaj në prindër, mund të vëreni se jeni bërë eksperti numër një i fëmijës tuaj. Ti e di se si i vogëli yt pëlqen të mbahet kur ushqehet. Ju keni zbuluar vendin e tij të preferuar për të fjetur. Ndoshta edhe ju mund të tregoni se çfarë ka nevojë fëmija juaj nga toni i thirrjes së tij. Një vajtim “unë jam i uritur” tingëllon pak më ndryshe nga ai që do të thotë “unë kam nevojë për një ndërrim të pelenës menjëherë”. Interpretimi i vajtimit është një aftësi e vlefshme për të pasur, jo vetëm për shkak se është shumë më pak supozim dhe stres për ju, por sepse në fund të fundit mund të rezultojë më pak lot, pasi që po e ndihmoni më shpejt foshnjën.

Por mos u habitni nëse ju qani po aq shpesh sa edhe fëmija juaj. Deri në fund të muajit të parë, disa nga fjalët e thëna nga gëzimi si “Ai është këtu!” do të jenë zhdukur dhe zëvendësuar nga parashikueshmëria e rutinës si dhe nga  një ndjenjë se sa shumë jeta juaj ka ndryshuar dhe sa të rraskapitur jeni. Shumica e nënave të reja përjetojnë një mori të emocioneve momentalisht dhe është krejtësisht normale të ndjeheni keq, herë pas here, pas lindjes.

Rimbushni bateritë tuaja, duke gjetur kohë për veten tuaj. Lëreni fëmijën me partnerin tuaj për një kohë kështu që ju mund të zhyteni në vaskë për 20 minuta, të hani drekë me një mikeshë, apo edhe thjeshtë të kryeni ndonjë punë.

Sa më shumë që e doni fëmiun tuaj të vogël, aq më e shëndetshme është që të qëndroni pa të ndonjëherë.

Nëse ndjeheni veçanërisht i trishtuar, i tronditur, i painteresuar në jetën tuaj ose në foshnjën tuaj, ose thjeshtë ndiheni e bllokuar, atëherë mund të jetë depresioni i paslindjes, të cilën më shumë se 1o % e nënave të reja e përjetojnë. Pyesni mjekun tuaj ose pediatrin e fëmijës suaj për këshilla. Sa më shpejt që të merrni ndihmë, aq më shpejt do të ndiheni përsëri si vetja.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.