Zhvillimi i bebit dy javësh

0
322

Foshnja juaj dy javëshe!

Foshnja juaj dy javëshe nuk ka shumë kontroll mbi lëvizjet fizike, por ajo ka shumë reflekse automatike, të tilla si hedhja e krahëve në ajër, kur e vendosni shpejt në tryezën gjatë ndërrimit të pelenave, apo thithja kur ledhaton faqen e saj. Këto mekanizma stimulues-përgjigjeje janë instinktet e mbijetesës së fëmijës suaj dhe një shenjë se ai është mirë fizikisht dhe neurologjikisht. Kjo është arsyeja se pse pediatri gjithmonë kërkon për to. Shumica e këtyre reflekseve do të fillojnë të zhduken gjatë disa muajve të ardhshëm, por këto janë disa që mund t’i vëreni:

Thithja: Fëmija juaj do të hapë dhe mbyll gojën e tij dhe do të kërkojë për gjirin tuaj ose një shishe kur ai është i uritur ose kur e ledhaton faqen e tij. Edhe kur nuk ka ushqim për të ngrënë, ai do të thithë që të qetësohet.

Ecja: Mbajeni foshnjën drejtë dhe me këmbë mbi tokë dhe ajo do t’i lëvizë këmbët sikur të përpiqet të ecë.

Refleksi i trembjes: Nëse ju papritur e lëvizni foshnjën mbrapa, ajo do t’i hedh duart lart sikur po bëhet gati të rrëzohet. E njëjta ndodh kur ajo dëgjon tinguj të zhurmshëm apo sheh ndonjë lëvizje të papritur. Ajo gjithashtu mund ta tremb veten duke fjetur, kështu është më mirë ti’a mbani duart të mbështjellura. Kjo do t’a ndihmojë të flejë më lehtë.

Lakimi i gishtave të këmbëve: Nëse ju ledhatoni pjesën e brendshme të shputës së këmbës së foshnjës, ajo do t’i lakojë gishtat. Kur ledhatoni pjesën e jashtme të shputës, foshnja do t’i hapë gishtat.

Kapja: Kur ju vendosni një gisht në dorën e foshnjës, ajo automatikisht do t’i mbështjellë gishtat rreth tij. Kjo është një lëvizje që ta ngroh zemrën.

Koha për një “manikyr” për foshnjën.

Një fëmijë kaq i vogël tani ka nevojë për një “manikyr”? Thonjtë e foshnjës tuaj rriten shumë shpejtë, ndonjëherë kërkojnë të priten dy herë në javë. Nëse thonjtë rriten shumë, foshnja mund ta gërvishtë padashur fytyrën e tij, kështu që ju duhet t’i mbani thonjtë bukur dhe pastër. Thonjtë e të porsalindurve janë aq të buta dhe të vogla, sa mund vetëm të limohen, por nëse kjo nuk funksionon, përdorni një prerëse thonjsh për foshnjat. Prisni pak nga pak rreth thonjve. Pastaj, filloni ti pritni thonjtë e këmbëve dhe shkurtojeni drejt. Ju mund të prisni derisa ai të jetë në gjumë për të shmangur ndonjë lëndim ë foshnjës.

Nëse e lëndoni padashje foshnjën duke ia prerë thonjtë, mos bëni panikë. Dhe mos u mbushni me faj, sepse nuk jeni të vetmit prindër që kanë lënduar pak foshnjën e tyre. Vetëm përdorni një letër për ta ndaluar rrjedhjen e gjakut dhe pas disa minutash, gjithÇka do të jetë në rregull. Mos përdorni leukoplast, pasi që foshnja mund ta fusë në gojë padashje.

Investoni në disa palë dorëza për foshnja, të cilat janë të dizajnuara për këtë qëllim. Ato do ta mbrojnë foshnjën nga gërvishtjet derisa ju ndiheni të sigurtë për t’ia prerë thonjtë.

Tani ju jeni kthyer në shtëpi, dhe personat që zakonisht kanë qenë afër për të ndihmuar si nëna, motra e shoqet, nuk janë më tërë kohën me juve. Papritur jeni vetëm ju dhe foshnja juaj dhe mund të  pyesni “Çfarë të bëj tani?”

Por tani është momenti i përsosur për të eksploruar jetën si nënë. Ju mund të kuptoni se Çfarë nëne jeni, pa pasur dikë që ju mbikqyrë tërë kohës. Cili është pozicioni më i rehatshëm për të ushqyer foshnjën? Si ia ndërroni pelenën foshnjës? Është normale që të ndihmojnë të afërmit herë pas here, por koha që ke vetëm ti me foshnjën ndihmon në rritjen e vetëbesimit, se ju dini të kujdeseni për nevojat elementare si të ushqyerit, veshja e loja.

Tani që nuk ke dikë që mund të kujdeset për foshnjën, investoni në një karrige për foshnjat. Mund ta vendosësh në dyshemenë e banjos derisa ju lani flokët dhe nuk është fare problem ta lini foshnjën vetëm për 10 minuta. Ju do të ndiheni shumë më mirë, pasi të pastroheni.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.