Zajmina Vasjari zbulon emrin e vajzës në “baby shower”

0
498

Zaimina ka organizuar së fundmi një festë “Baby Shower”, e cila i dedikohet foshnjës që do ta sjellë së shpejti në jetë.

Në tortën e festës, Zaimina ka zbuluar edhe emrin e vajzës që do t’i vijë në jetë, e që do të jetë emri Khloe.

Pjesë e kësaj feste shumë të veçantë janë bërë disa prej miqve më të afërt të këngëtares.

Nga figurat publike, të pranishëm ishin opinionisti dhe tekstshkruesi Olti Curri, si dhe balerini Graciano Tagani.

Këngëtarja Vasjari dukej tejet tërheqëse, veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, si një engjëll, teksa vuri në pah barkun e saj të rrumbullakosur.