Xhensila dhe Besi bëhen prindër të një vajze. Zbulojnë emrin e veçantë

0
513

Pas disa muajsh në pritje të ëmbël këngëtarja e famshme shqiptare, Xhensila Myrtezaj ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Ajka , ky është emri që cifti i njohur Xhensila dhe Bes Kallaku kanë zgjedhur për t’i vendosur vajzës së tyre. Ajo ka lindur në një nga spitalet private të Tiranës dhe gëzon shëndet të plotë.

Gëzimin për ardhjen në jetë të së voglës Ajka, Xhensila dhe Besi e kanë ndarë me të gjithë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ku kanë zbuluar edhe një foto të vajzës.

-“ Mirëseerdhe Ajka e jetës sonë!- shkruan Xhensila në profilin e saj!

Ndërsa, aktori Bes Kallaku mes emocionesh dhe padyshim me humor u shpreh se : “ Vendosëm të të quajmë Ajka, pasi babai yt qysh i vogël, mezi priste që Ija t’i zinte qumështin dhe unë t’I vidhja Ajkën, shijen më të bukur të fëmijërisë. – shkruan Besi.

Ne i urojmë Ajkës jetë të gjatë dhe të lumtur!