Vitamina që zëvendëson kremrat dhe ngadalëson plakjen

0
65

Vitamina E është një nga antioksidantët më të fuqishëm, e cila parandalon dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira. Vitamina E ngadalëson plakjen e qelizës dhe është e domosdoshme për një sërë procesesh biologjike.

Përfitimet e vajit të vitaminës E.

1. Parandalon plakjen e lëkurës dhe rrudhat
Vitamina E neutralizon radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat dhe degradojnë deri në shfaqjen e kancerit. Përdorimi i vajit të vitaminës E redukton dëmtimin e lëkurës, zbeh rrudhat e shkaktuara nga dielli, pirja e duhanit apo alkooli. Rrit prodhimin e kolagjenit, një substance, e cila e mban lëkurën elastike dhe e rigjeron atë. Preferohet të përdoret çdo natë, duke masazhuar veçanërisht rrudhat poshtë syve. Mund ta përdorni edhe në maska të ndryshme, duke e përzier me vaj kokosi ose xhel aloe vera.

2. Zbut lëkurën e thatë.

Vaji i vitaminës E, është zgjidhja e duhur për lëkurën e thatë. Mjafton të hidhni disa pika dhe ta masazhoni lehtë atë. Do të keni një lëkurë të butë si të bebit dhe plot shkëlqim.

3. Redukton hiperpigmentimin dhe njollat e kafta
Shumëkush mund të mos ndihet rehat me njollat në fytyrë të shkaktuara shpeshherë nga dielli. Ato mund të trajtohen me vajin e vitaminës E, duke e përdorur çdo natë në lëkurë. Vitamina E ka veti rigjeneruese, ndaj i eleminon edhe njollat e shkaktuara nga dielli. Provoni të aplikoni disa pika nga vaji i vitaminës E me pak vaj ulliri. Rezultati është mahnitës.

4. I jep shkëlqim fytyrës

Vitamina E, e shkëlqen fytyrën falë vetive të saj për të rigjeneruar qelizat. Provoni të miksoni pak vaj të vitaminës E, me disa pika limon, për një lëkurë plot jetë dhe shkëlqim.

5. Kuron shenjat, plagët

Lëkura e vrarë mund të përfitojë shumë nga vaji i vitaminës E, si në dietë, por edhe duke e aplikuar lokalisht. Duke e masazhuar lëkurën çdo natë me këtë vaj do të eleminoni edhe shenjat e akneve.

6. Eleminon strijat

Vaji i vitaminës E, me vetitë e tij rigjeneruese për lëkurën eleminon strijat nëse përdoret rregullisht dhe për një kohë të gjatë. Kur keni humbur peshë ose jeni shtatëzënë mund ta aplikoni direkt për t’i parandaluar strijat. Lyeni barkun, kofshët, ijet dhe mesazhojini lehtë çdo mbrëmje.

7. Stimulon rritjen e flokëve

Vaji i vitaminës E është një nga më të mirët për rritjen e flokut. Ajo rrit qarkullimin e gjakut në folikul, duke stimuluar rritjen e flokut dhe forcimin e tij.
Përdoreni dy herë në javë. Lërëni për 30 minuta, duke e masazhuar lehtë dhe më pas lajini flokët me shampo. Vitamina E ( d-alpha tokopherol) është forma më e pastër natyrale, njësoj sikur të merrej nga ushqimet.