Vitamina K2 dhe vetitë e saj kuruese, të panjohura deri më sot

0
214

Vitamina K ka disa forma natyrale K1, K2 dhe K3.

Vitamina K2, e cila njihet me emrin menachinone është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme për t´u përdorur si e vetme ashtu edhe në bashkëpunim me vitamina të tjera si vitaminën A dhe D3.
K2 ndihmon në përthithjen e kalciumit, duke e përçuar atë atje ku është e nevojshme, veçanërisht në kocka. Ajo njëkohësisht e largon kalciumin e akumuluar në arterie ose në veshka, duke parandaluar kështu sëmundjet kardiovaskulare, demencën si edhe iktusin.

Disa nga sëmundjet që kuron vitamina K2:
– Parandalon sëmundje të zemrës, duke eleminuar depozitat e kalciumit në arterie.
– Parandalon rrezikun nga osteoporoza.
– Përforcon shëndetin e dhëmbëve.
– Ka efekt antiinflamator.
– Është një antioksidant i shkëlqyer.
– Ndikon në parandalimin e gjakderdhjes, sidomos pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
– Përgjegjëse për aktivizimin e disa proteinave në organizëm.
– Parandalon formimin e gurëve në veshka.
– Nxit prodhimin e hormoneve seksuale.
– Shkatërron qelizat kanceroze sidomos në kocka.

Vitamina K2 është shumë e nevojshme veçanërisht për gratë mbi moshën 50 vjeçare.
Jo vetëm për mirëmbajtjet e kockave dhe të dhëmbëve, por K2 njihet edhe si eliksir i bukurisë dhe i rinisë. Ajo vonon procesin e plakjes dhe i jep lëkurës shkëlqim dhe shëndet.

Shenjat që mund të keni mungesë të vitaminës K2:

– Qarkullim i dobët i gjakut.
– Osteoporozë ose kocka të thyera.
– Dhëmbë të dëmtuar.
– Sëmundje të zemrës.
– Diabet.
– Kujtesë e dobët.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.