Vajza 6 vjeçare me kancer realizon ëndrrën për t’u bërë police

0
252

Abigal Arias, vajza që dëshiron ta luftojë të keqen. Ajo është një vajzë gjashtë vjeçare nga Texasi, ëndrra e së cilës është të bëhet oficere.

“Unë kam kancer, të këqijtë janë në mushkëritë e mia”, – tha gjashtë-vjeçarja nga Teksasi për ABC News.

Abigail ka një tumor, një formë e kancerit që filloi në veshka, dhe  arriti deri në mushkëri. 

Për fatin e keq kanceri i saj ka arritur në një shkallë që më nuk mund të shërohet, por kjo gjë nuk e ndali atë ta ndjekë ëndërren e saj të madhe.

Në dhjetor, ajo u takua me shefin e Policisë Freeport Ray Garivey dhe të dy palët arritën një miqësi të menjëhershme. Javën e kaluar ëndrra e Abigail u bë realitet. Duke veshur uniformën e bërë posaçërisht për të dhe duke qëndruar në një shkallë, ajo u betua si një oficere nderi e Departamentit të Policisë Freeport. Ceremonia u shoqërua nga familjarë të saj dhe oficerë të tjerë.

 “Fryma e saj, rezistenca e saj, vullneti i saj për të mbijetuar janë frymëzimi në të cilin ne duhet të besojmë’’ – tha zoti Garivey.

Departamenti i policisë falënderoi të gjitha  qytetarët, udhëheqësit e komunitetit që ishin të pranishëm që morën pjesë në realizimin e ëndrrës së Abigail.