Ushqimet e duhura sipas moshës 20, 30 dhe 40 vjeçare

0
809
peshore

Në moshën 20 vjeçare e përditshmja juaj është tejet e ngarkuar, ndaj nuk ju mbetet edhe shumë kohë për tu ushqyer shëndetshëm.

Në moshën 30 vjeçare krejt papritur shfaqen palat në bark, të cilat mund të eleminohen me shumë mund në palestër, për tu paraqitur sërish në moshën 40 vjeçare.

 Ushqimet më të rëndësishme për 20 vjeçarët:

Edhe pse dita juaj është mjaft e ngarkuar duhet t’u thoni jo, produkteve të shpejta. Organizmi juaj ka nevojë për  kalcium, i cili gjindet në ushqime si brokoli, mishi i viçit dhe ai i pulës. Këto ushqime ju ndihmojnë të forconi shikimin dhe nyjet e gjymtyrëve  tuaj. Suplementet me omega 3 janë shumë të rëndësishme në këtë fazë të jetës suaj. Ato ju ndihmojnë të rrisni aktivitetin e trurit, mbrojnë zemrën si dhe parandalojnë depresionin.

Çfarë duhet të ketë mbi tavolinë një 30 vjeçar?

Prej moshës 30 vjeçare ju duhet ta ruani më shumë metabolizmin e trupit tuaj, duke konsumuar më shumë proteina e më pak karbohidrate. Sheqeri, orizi, makaronat dhe mielli i bardhë janë të dëmshëm për strukturën e muskujve. Ekspertët këshillojnë  të konsumoni më shumë fruta, sidomos ato të thatat, peshk dhe qumësht. Këto ushqime zvogëlojnë rrezikun për artrit , ju ndihmojnë për një gjumë më të mirë dhe më pak stres.

Ushqimet më të mira për 40 vjeçarët.

Gratë e moshës 40 vjeçare këshillohen të konsumojnë sa më shumë panxhar, fruta pylli, peshk, biftek, spinaq lakër si dhe ushqime të pasura me vitamin C.

Problemet tipike të kësaj moshe janë zvogëlimi i masës muskulare, ngushtim i arterieve, sëmundje të lëkurës, harresë si dhe rrathët e syve.

Të gjitha këto mund të luftohen, duke u ushqyer shëndetshëm.