Tuna rrëfehet: Si më dështoi plani i lindjes natyrale

0
397

Rikthehet Tuna: Mëmësia është e vështirë!

Këngëtarja Tuna Sejdiu ka realizuar një set fotografik për të folur hapur rreth vështirësive që ka kaluar ajo gjatë lindjes dhe më pas.

Ky set fotografik së bashku me Norik Uka, lindi si ide nga eksperienca ime personale nëpër të cilën jam e bindur që shumë nëna kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme të cilës i dështoi “plani i lindjes”. Pas përgatitjeve 9 mujore për një lindje spontane, strishat e Patrisit për të participuar në prerjen e kërthizes, strishat e duos së fotografëve nga Shkupi, për të dokumentuar aktin më të rëndësishëm të jetës time, hypno – birth, seancat online për një lindje paqësore etj etj! Kishim përgatitur gjithçka për një moment si ky.

Papritur u komplikua e gjithë situata brenda 8 orëve me provokime ndodhën gjëra që nuk i kishim paraparë as unë e as mjekët që po përgatiteshin për lindjen e bebës dhe përfundova me lindje Cezariane emergjente. 
Isha e frikësuar, e trishtuar e papërgatitur. Aq më shumë e vuajta muajt e parë, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me të cilat ballafaqohesha. Sikur më dështoi ndjesia më e bukur e mëmësisë, lidhja e momentit të parë…
Nuk fola asnjëhere për këtë eksperiencë dhe nuk do kisha folur në asnjë nga intervistat që më keni ftuar dhe që nuk i kam pranuar për çështje privatësie (më shumë respekt ju falenderoj për ftesat çdo ditë që m’i keni bërë, u jam mirënjohëse) , andaj vendosa ta mbaj ‘ekskluzivitet’ timin dhe të flas me foto dhe pak fjalë.

Për ju, nënat të cilat e keni përjetuar ose do ta përjetoni të njëjtin emocion nëpër të cilin ne kemi kaluar…

Milk Bath Session me qumësht formule, meqë e dimë që është super vështirë laktacioni mbas një intervenimi të tillë (une isha këmbëngulëse dhe me fat dhe ia dola). Përderisa kemi fëmijë të shëndetshëm është e parëndësishme në formulë apo qumësht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgjë nuk e mposht ndjenjën e të qenit nënë.


Mëmësia është e vështirë dhe duhet të inkurajojmë njëra -tjetrën çdo ditë.- ka përfunduar Tuna rrëfimin e saj personal.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu