Trishtimi i fëmijëve shqiptarë, 94% duan të ikin jashtë

0
293

Në sytë e fëmijëve, Shqipëria nuk është një vend i bukur për të jetuar. 94% e tyre të mendojnë për një jetë më të mirë jashtë vendit.

Një studim i kryer nga organizata “Save the Children”, ka nxjerrë të dhëna shqetësuese lidhur me problemet që fëmijët hasin në shkollë, në komunitet nga varfëria dhe diskriminimi. 14-vjeçarja nga Burreli, Xhorda Dervishi, ka përcjellë me zërin e të gjithë fëmijëve shqetësimet e tyre të përditshme.

“81% e fëmijëve do të donin të kishin më shumë akses në vendimmarrje për çështje që atyre iu takojnë, ndërkohë që 60% e fëmijëve deklarojnë se ata nuk kanë pasur aspak ose pak mundësi për t’u dëgjuar nga politikbërësit; 58% e fëmijëve kanë parë fëmijë që të dhunohen fizikisht, ndërsa 34% e tyre kanë qenë viktima të bulizmit; 75% e fëmijëve ndjehen të stresuar nga rezultatet në shkollë; 90% e fëmijëve e konsiderojnë shumë të domosdoshëm praninë e psikologut ose punonjësit social në shkollë; 39% e fëmijëve nuk dinë ose janë të pasigurt se ku mund të drejtohen kur ndjehen të dhunuar ose të keqtrajtuar, ndërsa 10% e fëmijëve nuk ndjehen të sigurt në shkollë. Pothuajse gjysma e fëmijëve, 49.9% ndjehen të trishtuar për një kohë të gjatë dhe vetëm 45% janë optimistë për gjetjen e një pune pas përfundimit të shkollës”,- tha Xhorda Dervishi.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, u bëri apel fëmijëve që t’i drejtohen këtij institucioni për shkeljet që ata hasin. burimi/ ora news

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.