Tragjike, vdes nëna dhe foshnja në maternitetin e Kukësit

0
326

Detaje tronditëse nga ngjarja e sotme në maternitetin e Kukësit ku humbën jetën nëna bashkë me fëmijën.

Nurie Poçi, 40 vjeçe, do sillte në jetë fëmijën e saj të shtatë por nuk ia ka dalë dot në sallën e operacionit. Sipas mjekëve gruaja kishte shkuar në maternitetin e Kukësit paraditen e sotme me diagnozën “fetus-mortum”, thënë ndryshe, me fetusin e vdekur, gjë e cila u mori jetën të dyjave.

Nurie Poçi ka qenë në gjendje ekonomike të rënduar, pas vdekjes së burrit. Sipas informacioneve që përcjellin gazetarët lokalë, ajo shpesh detyrohej të prostituonte për të fituar para e për të jetuar. Si rezultat i këtyre marrëdhënieve ajo kishte mbetur shtatzënë dhe do sillte në jetë një vajzë.

Diagnoza e vdekjes është rupturë e uterusit e njohur ndryshe si çarje e mitrës. E ndjera kishte tentuar disa herë për ta dëmtuar këtë shtatëzani të padëshiruar. Mjekët deklaruan se foshnja ka lindur e vdekur.

Lexo : http://cicerima.com/4-pyetjet-qe-duhet-tu-beni-femijeve-para-gjumit/