Tiramisu pa vezë, për vetëm 10 minuta

0
92

Ju vijnë miq për darkë dhe ju nuk keni asnjë ide se çfarë t’u shërbeni?

Ne ju tregojmë recetën më të thjeshtë dhe super të shijshme të ëmbëlsirës së famshme italiane tiramisu. Ah, kjo nuk ka nevojë as për vezë, ndaj dhe koha e përgatitjes është mjaft e shkurtër.

Përbërësit:

  • Biskota savoiardi (enkas për këtë lloj ëmbëlsire)
  • Djath maskarpone
  • Qumësht pana (hoopla)
  • Qumësht i kondesuar ( I ëmbël që gjendet në kavanozë metalik)
  • Kafe ekspres për lagien e biskotave
  • Kakao pluhur për zbukurimin në fund

Hapi i parë është përzierja me mikser e djathit maskarpone me  qumështin e kondesuar dhe panën (hoplan), derisa masa të trashet dhe të mos bjerë nga luga. E vendosim në frigorifer për 15 minuta ose derisa të përfundojmë me lagien e biskotave.

Hapi i dytë, është lagia e biskotave dhe vendosja e tyre në radhë mbi një tepsi katrore.

Hedhim sipër kremin e përgatitur dhe e shtrimë me lugë.

Vazhdojmë me një tjetër shtresë me biskota të lagura dhe sërish një shtresë me krem. E zbukurojmë në fund me pluhur kakaoje të situr.

E lëmë për 30 minuta në frigorifer dhe ju bëftë mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.