Tiramisu me luleshtrydhe të freskëta të sezonit

0
342

Tiramisu me luleshtrydhe

Kjo recetë preferohet sidomos tani në kohën e luleshtrydheve (dredhëzave), pasi ato i gjejmë të freskëta në cdo treg.

Receta këshillohet sidomos për fëmijët, duke qenë se nuk përmban kafe, sikurse tiramisuja klasike.

Përbërësit:

  • Biskota savoiardi
  • Luleshtrydhe 300 gr ose 2 pako të vogla
  • Mascarpone 500 gr
  • Pana ose Hopla 500 gr
  • 3 vezë
  • Pak sheqer ( duke qenë se vet biskotat kanë shumë sheqer dhe pana gjithashtu reduktojeni sa më shumë)

Përgatitja:

Lajmë mirë luleshtrydhet dhe i presim në copëza të vogla. I hedhim përsipër dy lugë sheqer dhe i vendosim në frigorifer.

Ndajmë vezët e verdha nga të bardhat. Fillojmë të rrahim me mikser të bardhat.

I vendosim në frigorifer për pak minuta.

Fillojmë të rrahim panën. Më pas rrahim maskarponen.

Në enën ku kemi hedhur të verdhat e vezëve, hedhim 2 lugë sheqer dhe i bëjmë bashkë me maskarponen.

Kësaj mase i shtojmë edhe të bardhat e vezëve. I trazojmë me kujdes dhe i shtojmë edhe të bardhat e vezëve.

Marrim pak nga luleshtrydhet e copëtuara dhe i kalojmë në mikser për të marrë një lëng me të cilin do të lagim biskotat. Këtë lëng e trazojme me pak pana të ngrohur më parë dhe lagim biskotat me rradhë. Kujdes! Mos tentoni t’i lagni shumë, pasi tiramisuja nuk do të dalë aq kompakte sa duhet.

Marrim një tepsi katrore.

Hedhim pak nga kremi. Pastaj shtrojmë më radhë biskotat. Vazhdojmë kështu edhe një radhë tjetër njësoj.

Mbi tepsi hedhim luleshtrzdhett e copëtuara më herët të cilat, jo vetëm i japim shije kësaj ëmbësire, por edhe e zbukurojnë atë. E vendosim në frigorifer për dy orë.

http://cicerima.com/cheese-cake-fruta-pylli-dhe-pa-pjekje/

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu