Tendencat e fundit të arredimit të shtëpisë

0
380

Nëse mendoni të rifreskoni pamjen e shtëpisë suaj bëhuni gati të përfshini gjithçka brenda një hapësire banimi. Tendencat e fundit të arredimit të shtëpive edhe këtë vit flasin,pro një stili të përzier, sa modern aq edhe klasik apo retro. E kuptuat? Nëse jo, atëherë hidhini një sy këtyre fotove.

Letër muri dekoruese si mermer.

Në dukje mermeri krijon ndjenjën e të ftohtit , por edhe  atë të pastërtisë . Ky është një nga elementet kryesorë të arredimit të shtëpive, që duket se do të zëvendësojë dekorimet me lule të stilit klasik.

 

Blu e errët. Po, kjo do të jetë ngjyra dominuese këtë sezon, si në muret kryesore të shtëpisë ashtu edhe në mobilie.

 

Rehati e ngrohtësi! E me çfarë mund të ndërrohet relaksi? Hidhni një batanije të punuar prej leshi mbi shtrat dhe mos mendoni më për asgjë.

 

Kthejeni shtëpinë tuaj në një mini pyll. Kjo jo vetëm do të sjellë jetë e gjallëri në banesë, por edhe do të shërbejë për të pastruar ajrin.

Shtoni dekore bakri. Kjo është fjala e fundit e specialistëve të arredimit.

Pllaka druri. Është koha e drurit jo vetëm në dysheme, por edhe në pjesë dekoruese të murit, gjë e cila krijon ndjenjën e ngrohtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.