Suela, vajza e fejuar me mblesëri realizon dasmën e ëndrrave

0
366

Suela, një vajzë jo si gjithë të tjerat!

Si të gjitha vajzat edhe Suela ëndërronte që princi i saj të vinte ta merrte me kalë, por në fakt i saji erdhi në një karrike me katër rrota. Ëndrra e 18 vjeçares, e cila u fejua me mblesëri , u kthye përmbys vetem një muaj përpara ceremonisë së dasmës. Bashkëshorti i saj pëson një aksident në punë , në Greqi ku dhe mbetet i paralizuar. Megjithatë çifti nuk dorëzohet. Për gjashtë muajsh rresht në spital, Suela u kujdes për partnerin e saj.  Ata sëbashku i dhanë forcë njëri- tjetrit për të tejkaluar dhimbjen. Shumë shpejt trishtimi i tyre u zëvendësua nga ardhja në jetë e vogëlushes që ishte një bekim për lidhjen e çiftit dhe sot pas 9 vitesh bashkëjetese, realizuan dasmën e tyre , mbase jo si në ëndrra, por gjithsesi e bukur.