Studentet e rretheve braktisin dhjetra foshnje në vit

0
260

Një ditë pas braktisjes së një foshnje të pajetë në Paskuqan, ende nuk dihet identiteti i prindërve të saj. Sipas policisë foshnja e cila i është nënshtruar ekzaminimet mjeko-ligjore për të mësuar nëse bëhet fjalë për një fëmijë të lindur në maternitet apo jashtë tij si dhe shkaqet e vdekjes, ishte futur në një çantë të zezë në rrugën ‘Azem Galiza’.
Por edhe pse ka një ulje të numrit të braktisjeve të foshnjes nga viti në vit, sërish ky fenomen mbetet shqetëuese në vendin tonë transmeton televizioni Klan. Sipas mjekëve rreth 18 fëmijë në vit braktisen në djepin e engjëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
“Ky fenomen mund të jetë paralel me nivelin kulturor të një popullsie, ne kemi shifra nga viti në vit që bie. Për dy vitet e fundit jemi 16-18 fëmijë në vit. Numri është 8 për sivjet, prej tyre një pjesë e veçantë fëmijësh kanë anomali, në 3-4 të tillë, një është i tillë”, thotë mjeku obstetër Maksim Gjoni.
Sipas punonjësve socialë, kategoria që braktis të sapolindurit në 80% të rasteve janë studente si dhe vajza nga rrethinat e vendit.
“Kryesisht ky targetgrup vjen nga rrethet, rrethinat e vogla dhe fshtara. Ka shumë raste vitet e fundit që vijnë studente, që familjet e tyre nuk kanë ndjeni për lidhjet e tyre. Në 80 përqind të rasteve janë studente që preken nga ky fenomen. Zakonisht është një lidhje që kanë pasur, fejesë por që ndërpritet dhe ato e shohin si pengesë rritjen e fëmijës pa baba”, shprehet Artemisa Pulaj, punonjëse e shërbimit social në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Megjithatë nuk mungojnë edhe rastet e lindjeve nga të miturat trnansmeton Klan.
“Janë shtresat në nevojë, pamundësi ekonomike, pa arsim. Afërsisht ka edhe të mitura të moshës 16-17, nga fshatrat, rrethet”.
Shumica e foshnjeve të braktisura, sipas mjekëve birësohen nga çiftet e reja. Megjithatë në një kohë kur popullsia shqiptare po tkurret, numri i lindjeve po ulet dhe ai i vdekjeve po rritet, bluzat e bardha rekomandojnë të ketë më shumë mbështetje për familjet e reja.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.