Spirulina , super ushqimi që rekomandon edhe NASA

0
83

Spirulina , super ushqimi që rekomandon NASA

Çfarë është spirulina?

Spirulina është një algë në ngjyrë të gjelbërt në blu, e pasur me mikroushqyesit më të nevojshëm për organizmin e njeriut. Ajo njihet si ushqimi më i pasur në botë, i certifikuar edhe nga Federata Amerikane e Ushqimit si produkt i sigurt dhe pa efekte anësore.

Spirulina përmban hekur, proteina, karbohidrate, vitamina dhe minerale si magnesium, potasium, dhe mangan, të cilat janë shumë të nevojshme për një organizëm të shëndetshëm.

Spirulina konsiderohet e shkëlqyer për burimin e proteinave, krahasuar me vezët, mishin apo peshkun. Përmban të gjitha amino- acidet kryesore, që i nevojiten organizmit të njeriut.

Alga spirulinë përmban antioksidantë që rrisin sistemin imunitar dhe luftojnë infeksionet.

Pse NASA miratoi spirulinën si ushqimin më të shëndetshëm për në hapësirë?

Austonautët kanë pak zgjedhje për të siguruar ushqim të shëndetshëm për muaj të tërë në hapësirë, pasi shumë shpejt shumica e tyre prishen.

Ushqimet duhen ruajtur në kushte eksteme, ku si fillim i eleminohet lagështia. Mirëpo spirulina është miratuar nga NASA si ushqim ideal, i cili është i pasur me shumë vlera ushqyese dhe i reziston kushteve atmosferike.

Spirulina përmban beta- karoten, shumë e rëndësishme për shikimin dhe përmban vlera të larta të proteinave, krahasuar me ushqime të tjera. Ajo arrin t’i sigurojë organizmit tonë 18 nga 22 amino acidet, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në aparatin tretës.

Spirulina përban hekur dhe acid folik që rrisin sasinë e hemoglobinës në gjak dhe absorbohent 6 herë më shpejt, sesa suplementet e hekurit.

Fakte rreth spirulinës:

  • Përmban 50 herë më shumë hekur, sesa spinaqi
  • 7 herë më shumë calcium, sesa qumështi
  • 10 herë më shumë potasium, sesa shumica e perimeve