Si të mbrojmë imunitetin e fëmijëve në shkollë?

0
132

Kthimi në shkollë pas disa javësh pushim dhe lojërave të ndryshme jashtë nën rrezet e diellit, mund të shoqërohet me shfaqjen e viruseve dhe sëmundjeve të ndryshme.

Ndaj prindër bëni kujdes me fëmijët tuaj, duke rritur masat higjenike sa herë që kthehen nga shkolla.

Qendrimi për disa orë në ambiente të mbyllura dhe më të ngrohta sjellë shfaqjen e mikrobeve të ndryshme, të cilat më pas fëmijët i përcjellin tek familjarët e tjerë apo motrat dhe vëllezërit. Simptomat e këtyre sëmundjeve fillojnë me dhimbje barku, kollitje të lehta dhe gjendje të ftohuri.

Si të rrisim imunitetin e fëmijëve?

Regulli numër  1: Larja e duarve çdo ditë pas kthimit nga shkolla. Mund të mbani në shtëpi edhe dezinfektant për duart.

Rregulli numër 2: Konsumimi i ushqimeve të shëndetshme të gatuara në shtëpi.

Ne të gjithë e dimë se ndonjëherë me fëmijët nuk funksionon ashtu si do të dëshironim ne.

Një sondazh nga Instituti Kombëtar i Nutricionit në Angli tregoi se vetëm 10 % e fëmijëve të moshës 11-18 vjeç ushqehen me 5 vakte në ditë.

Në këto raste preferohet marrja e suplementeve shtesë natyrale, të cilat rrisin imunitetin e organizmit.

Vaji i mëlçisë së merlucit, vitamina C, zinku dhe vitamina D janë të gjitha të nevojshme për funksionimin e shëndetshëm të sistemit imunitar. Shumë nga fëmijët tanë janë veçanërisht deficent në vitaminë D, pasi ata kalojnë kaq shumë kohë brenda shtëpisë, duke marrë më shumë rrezet të televizorit sesa rrezet e Diellit.

Vitamina D jo vetëm që rrit imunitetin, por ajo forcon eshtrat dhe dhëmbët.

Bakteriet e mira, pra probiotikët mund të hyjnë në lojë këtu, pasi sistemi ynë imunitar varet nga shëndeti i flourës së zorrëve.

Po për prindërit?

Ne gjithashtu duhet të mendojmë të kujdesemi për sistemin tonë imunitar.

Vitamina D, vitamina C, zinku, vaji i mëlçisë së merlucit apo një përbërës tjetër i quajtur Beta Glucans kanë  treguar se ndihmojne në uljen e rrezikut të infeksioneve.