Si të kujdeseni për flokët tuaj gjatë stinës së vjeshtës

0
323

Ndryshimi nga koha e nxehtë në të ftohtë mund të sjellë shumë kënaqësi. Gjethet fillojnë të ndërrojnë ngjyrën nga e gjelbërta në të kuqe dhe të verdhë, ajri është më i freskët dhe fillon stina e dorëzave dhe kapeleve. Por. moti i ftohtë ka edhe disa anë negative.

Flokët janë më të ndikuarat nga ky ndryshim. Gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, lëkura e kokës suaj fillon të thahet dhe flokët kanë nevojë për më shumë kujdesje. Për shkak të mungesës së lagështisë, ka gjasa që të shfaqet zbokthi në flokët tuaj.

Për këtë arsye ju duhet të dini si të kujdeseni për flokët tuaj gjatë kësaj periudhe të ftohtë.

Flokët e drejta

Për flokët e drejta, kujdesi është pak më i lehtë në krahasim me flokët kaçurrela. Por, kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet t’i kushtoni vëmendje të mjaftueshme flokëve tuaj.

Gjëja e parë që ju duhet të bëni është të mos i lani flokët tuaj shumë shpesh. Rreziku se flokët tuaj do të dobësohen është më i madh se sa në kohën e verës. Siç

e dimë, uji ngrihet në temperatura të ulëta. E njëjta vlenë edhe për flokët, pasiqë pas larjes fijet e flokut e mbajnë ujin. Nëse nuk thahen flokët plotësisht para se të dilni nga shtëpia, uji i cili mbetet në flokë ngrihet dhe fijet e flokëve rrezikojnë të këputen. Kështu, mundohuni që t’i lani flokët dy deri më së shumti tre herë në javë.

Gjithashtu, krihini flokët tuaj më rrallë. Shumë prej vajzave me flokë të drejta janë mësuar t’i krehin flokët disa herë në ditë dhe para gjumit. Por kjo nuk është edhe aq e shëndetshme gjatë stinëve të vjeshtës dhe të dimrit. Lejoni që vajërat natyrale të flokut ta bëjnë punën e tyre dhe krihini flokët në mëngjes, e jo para gjumit.

Ajri i ftohtë dhe fryma e fuqishme mund ta dëmtojnë flokun tuaj. Për të shmangur këtë, lidhini flokët në gërsheta apo ndonjë stil tjetër. Kjo do të ndihmojë që flokët tuaja të rrijnë të buta dhe të mbrojtura nga moti i ftohtë.

Flokët kaçurrela                  

Edhe flokët kaçurrela kanë nevojë për kujdesje gjatë stinëve më të ftohta.

Pasi që moti i ftohtë sjell me vete edhe thatësinë, është shumë e rëndësishme që të pini ujë të mjaftueshëm. Kjo jo vetëm që ndihmon në të ushqyerit e flokut, por edhe atë të lëkurës.

Çdo lloj i kaçurrelave ka nevoja të ndryshme. Për kaçurrela më të trasha, mos i lani shumë shpesh. Vajërat natyrale të flokut do të kontribojnë shumë në rritjen e shëndetshme të flokëve. Nëse keni kaçurrela më të ndjeshme, atëherë mos përdorni shumë shampo dhe balsame që përmbajnë ngjyra apo aroma.

Një tjetër këshillë është përdorimi i produkteve të reja për motin e ftohtë. Largojini produktet që keni përdorur gjatë stinës së verës dhe bëni vend për ato të rejat. Kremrat e ndryshme për stinën e vjeshtës dhe dimrit janë shumë të dobishme. Ato i mbajnë flokët kaçurrela të buta dhe të mbrojtura nga efektet negative të ajrit të ftohtë. Ndoshta do t’ju duhet të eksperimentoni pak me produkte të ndryshme për të gjetur se cilat funksionojnë më mirë për llojin e flokut tuaj.

Gjithashtu, mbrojini flokët kaçurrela nga moti i ftohtë duke përdorur kapele të ndryshme. Kjo metodë ndihmon në ruajtjen e flokut nga thatësia që sjell ajri i vjeshtës dhe dimrit.