Si të jesh një nënë vërtet e lumtur?

0
349
  1. Kërko ndihmë. Mamatë e lumtura nuk kanë frikë të kërkojnë ndihmë nga familjarët dhe shoqëria sa herë që e kanë te nevojshme. Ndërsa ato nënat e vrazhda nuk dinë si të kalojnë një natë me bashkëshortin jashtë apo një fundjavë diku larg, pasi nuk gjejnë dot një bebisiter apo dikë që të kujdeset për fëmijët. Mamat e lumtura thjesht thonë “ të lutem a mund t’i mbash pak?”
  2. Ik nga shtëpia, menjëherë,tani!A ke dalë jashtë sot? Ajri i pastër, natyra, dielli kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në gjendjen shpirtërore. Këto mund t’i shijoni teksa shtyni karrocën në park. Pa shiko kush duket i lumtur aty? Shko me vrap bisedo me të.
  3. Dëfrehu! Fike alarmin, lëri punët e shtëpisë. Rrëmbe Çantën, syzet, kapelen, letrat e bizhozit ose dominotë dhe shko diku të pushosh. Jeta nuk kalohet duke vënë lavatriÇen në punë.
  4. Zakonet e vjetra? Ai të thotë shpirt, kurse ti i thua zemër. Por a jeni mjaftueshëm të dashur me njëri – tjetrin? Ndaj buzëqesh. Ka lezet edhe një burrë i lumtur që sillet vërdallë nëpër shtëpi.
  5. Fli dhe ha. Të privohesh nga gjumi, sidomos ato nëna që kanë fëmijë të vegjël është një torturë e vërtetë. Mundohuni të rikuperoni orët e gjumit. Në vend të filxhanëve me kafe zgjidhni një ushqim të pasur me vitamina si drithëra me banane.
  6. Stërvitje. Kisha menduar në fakt se të jesh një nënë e lumtur duhet të konsumosh edhe pak alkool. Por në fakt nuk ishte kjo përgjigjja që mora. Ajo që bënin nënat vërtetë të lumtura ishte palestra.
  7. Disa orë me veten tënde. Shkëputu nga fëmijët qoftë për një kafe me shoqet, por edhe për një dush të gjatë vetëm për veten tënde.
  8. Tregohu e sjellshme me fqinjët . Këtë e bëjnë mamatë e lumtura. Qoftë duke gatuar nje tepsi me lazanja, për bebin që sapo ka ardhur në jetë tek hyrja përballë, apo edhe duke shoqëruar me makinë fqinjin tënd të moshuar. Pra, mamatë e lumtura kanë një kontribut të vyer në komunitetin ku jetojnë.
  9. Ji e lumtur me ato që ke. Mamatë e lumtura nuk bëjnë krahasime të shtëpisë tyre apo të fëmijëve të tyre me të tjerët. Sikurse ka thënë një filozof i njohur, “përmbajtja është më e madhe sesa pasuria”, ndaj kënaquni me ato që keni.
  10. Mbahu me llojin tënd. Sigurisht që është shumë e rëndësishme që të kesh shoqe -mama si ti, në mënyrë që të diskutoni për tema të njëjta, që ju shqetësojnë që nga lojërat e fëmijëve e deri tek paketimi i ushqimit që u përgatisni me vete në shkollë.
  11. Ndaj pak kohë për secilin fëmijë. Kjo vlen për mamat me më shumë se një fëmijë. Oh Çfarë gëzimi është të ndash pak orë vetëm me njërin prej tyre. Pa rivalë e skena xhelozie përreth.
  12. Ne të gjitha duam të jemi mama ideale. Por ndodh shpesh që me gjithë atë stres, të dalim edhe nga veta jonë. Kuptojeni që Çdo prind ka ditët e veta të mira dhe të këqija. Ndaj përpiquni t’i tejkaloni dhe të mendoni për pushime më mirë.
  13. Qeshni aq shumë sa t’ju shpëtojë ÇiÇi. Fëmijët e adhurojnë kur nënat e tyre qeshin. Madje dhe komentojnë për këtë. Ndaj kaloni kohë me ta dhe qeshni sa të keni fuqi, pa e pasur mendjen se sa qesharake dukeni. E qeshura nxit prodhimin e serotoninës, hormonit antistres.
  14. Përqafoni.Bëjeni këtë sa herë që keni mundësi më fëmijët tuaj. Përqafojini fort, sepse kjo mundësi do të vijë duke u zbehur kur ata të hyjnë në shkollë, e më pas zhduket fare kur fëmijët të bëhen për të marrë lejen e drejtimit të makinës.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.