Thursday, August 22, 2019
Ballina Kryesoret Si të eliminosh yndyrën e shpeshtë të flokëve?

Si të eliminosh yndyrën e shpeshtë të flokëve?

0
90

Pse bëhen flokët me yndyrë?

Flokët bëhen të yndyrshëm si pasojë e një çrregullimi të gjendrave dhjamore. Ato sekretojnë gjiihmonë dhe më shumë yndyrë e cila del në sipërfaqe të kokës dhe për pasojë rrënja e flokut shkëlqen.

Nëse “vaji” i bën flokët edhe më të bukur dhe ju jep shkëlqim, kur është më tepricë kthehet në një bezdisje.

I kujt është faji?
·  Trashëgimia: njëri nga prinderit tuaj duhet t’i ketë flokët të yndyrshëm
·  Një problem endokrinik: Një sekretim i tepërt i hormoneve mashkullore
·  Ushqimi: abuzimi me yndryrnat dhe sheqerin
·  Disa probleme shëndetësore: kapsllëku, obeziteti, probleme me mëlçinë
·  Stresi: një tronditje emocionale përshpejton sekretimin e yndyrës
·  Shampot e papërshtatshme: cilësi e dobët ose keqpërdorim

Si të shpëtojmë nga yndyra e flokëve
·  Përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar (shmangni yndyrnat dhe dhjamrat e kafshëve) dhe përdorni ushqime që ju ndihmojnë për flokët
·  Oksigjenoni lëkurën e kokës dhe fërkojeni atë me locione për flokë të thatë për të stimuluar kapilaret dhe për të hequr yndyrën
·  Pastroni flokët. Përdorni rregullisht një maskë kundër yndyrës në të gjithë rrënjen e flokut. Lani flokët me substanca pa ion sa më shumë të jetë e mundur.

Përse uthulla e mollës na ndihmon në largimin e yndyrës nga flokët?

Uthulla e mollës është një përbërës i shkëlqyer për lëkurën e kokës, pasi lufton yndyrën dhe zbokthin, rregullon ekuilibrin e PH të lëkurës dhe eliminon qelizat e vdekura të lëkurës. Po ashtu, uthulla pastron flokët edhe nga produktet e tjera që mund të kesh përdorur si shkuma, llaku, kremra apo vajra të ndryshëm. Kombinimi me menten është ideal për heqjen e yndyrës. Mësoni një maskë për flokë me uthull molle që do të j’u ndihmojë në largimin e yndyrës nga folokët.

Përbërësit:

3 gota ujë ambienti

2 luge gjelle uthull molle

Disa gjethe mente

Përgatitja:

Në ujin që ke vendosur në një enë hidh gjethet e mentes dhe dy lugë uthull. Lëre përzierjen për gati 30 minuta. Pas larjes së zakonshme të flokëve, shpëlaji me masën e përzier. Përdore sa herë i lan flokët dhe brenda dy javëve do ta vëresh ndryshimin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu