Si ta vëreni nëse fëmija juaj është anemik?

0
427

Si ta vëreni nëse fëmija juaj është anemik?

Anemia shfaqet atëherë kur një person ka mungesë të qelizave të kuqe të gjakut, ose mungesë hemoglobine . Hemoglobina është një proteinë, e cila ndihmon oksigjenin të lidhet në organizëm.
Është e vështirë për të zbuluar që një fëmijë është anemik, sepse simptomat mund të jenë jo të qarta. Por,në rast se një person ka zbehje të lëkurës, mund të jetë shenjë që është anemik për arsye se ka më pak gjak, i cili qarkullon në venat e lëkurës. Po ashtu, rritjet e të rrahurave të zemrës mund të jenë sinjali tjetër. Kjo ndodh pasi që zemrës i duhet të punojë më fort në atë mënyrë që të qarkulloj gjaku dhe oksigjeni në trup.

Nëse anemia është e madhe, atëherë një fëmijë, i cili ka qenë shumë aktiv mund të bëhet pasiv, të ndihet i lodhur ose i dobët.

Përse një fëmijë mund të jetë anemik ?
Palca kurrizore në trupin e njeriut është përgjegjëse për krijimin e rruazave të kuqe të gjakut, të cilat vdesin dhe zëvendësohen me të reja çdo 120 ditë.

Kështu një person mund të jetë anemik nëse:

– nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe gjaku
– shumë qeliza të kuqe gjaku i janë shkatërruar
– ka humbur shumë qeliza gjaku (nga lëndimet)
-ka mungesë të hekurit në trup
– mungesë të vitaminës B12
– nëse palca kurrizore nuk po prodhon mjaft qeliza të kuqe
– ka ndonjë infeksion etj.

Arsyeja përse qelizat e kuqe mund të shkatërrohen është sepse forma e tyre vazhdimisht ndryshon e këtë mund t’a shohim edhe në mikroskop që ato kanë forma të sheshta disku, e që janë të përshtatshme për të lëvizur nëpër hapësira të vogla të trupit, por pasi që ju ndryshon forma ato mund të ngecin dhe të thyhen.

Si trajtohet anemia?

Trajtimi i anemisë ndryshon varësisht nga rasti. Kështu që për disa fëmijë rekmandohet të shtohet hekur në dietën e tyre, duke konsumuar ushqime të pasura me të si p.sh mish, fasule etj.
Ndërsa anemia e shkaktuar nga infeksionet do të largohet sapo të largohet infeksioni.

Fëmijëve anemik ndoshta mund t’ju duhet pak kohë për të rimarrë vetën, por sapo që trupi i tyre fillon të prodhojë mjaftueshëm qeliza të kuqe, oksigjeni i mbërthen të gjitha indet dhe fëmijet do të jenë prapë po ata fëmijët energjik që kanë qenë më parë! /Burimi: www.kidshealth.org