Shpërthimet e inatit tek fëmijët

0
1774

Si të reagojmë kur fëmija “plas” nga inati?

Megjithëse një fëmijë shpesh mund të duket, sikur ka dalë nga kontrolli duke shkelmuar, bërtitur dhe duke përplasur kokën në dysheme, këto konsiderohen pjesë normale e zhvillimit të tij.

Shpërthimet e inatit zakonisht ndodhin vetëm kundrejt një prindi. Ato janë një mënyrë, sesi fëmija i komunikon ndjenjat e tij. Prindërit mund të mësojnë nga fëmija, duke u munduar të kuptojnë shkakun e shpërthimit të inatit.

Këto sjellje zakonisht fillojnë rreth moshës 1 vjeÇ dhe vazhdojnë deri në moshën 2-3 vjeÇare. Ato nisin të zbehen kur fëmija aftësohet të komunikojë më mirë për nevojat dhe dëshirat e tij.

Çfarë e shkakton shpërthimin e inatit?

Fëmija, përderisa pavarësohet Çdo ditë e më shumë, ai ose ajo duan të bëjnë edhe më tepër, sesa munden fizikisht, por edhe emocionalisht.

Kjo bëhet shumë frustruese dhe e tregojnë në mënyra të ndryshme.

Shpërthimet e inatit bëhen edhe më të rënda kur fëmija është i uritur, i lodhur ose i sëmurë.

Arsyet e nervozës tek fëmijët:

  • Ata duan t’i bëjnë gjërat vetë dhe zemërohen nëse nuk ja arrijnë dot.
  • Janë në periudha tranzicioni (kur sapo kanë nisur kopshtin, nga një qendrim i gjatë në shtëpi.)
  • Kërkojnë vemendje për të mësuar “rregullat e lojës”.
  • Ende nuk kanë mësuar të flasin mirë dhe për këtë mërziten.
  • Kur nuk ju kuptojnë qartë se Çfarë ju i kërkoni.
  • Janë të lodhur ose të uritur.
  • Janë të mërzitur.
  • Janë të stresuar në shtëpi.

Si t’i parandaloni këto shpërthime të inatit?

Secili prind duhet ta kuptojë kur fëmija i tij është gati të shpërthejë nga inati. Mendoni paraprakisht për këto:

  • Mos e lejoni të lodhet tepër.
  • Respektoni rutinën e tyre, orarin e vakteve, si dhe gjumin.
  • Tërhiqi vëmendjen me ndonjë lodër ose lojë.
  • Bëhuni të arsyeshëm me ta.
  • Bëjani të qartë rregullat tuaja dhe jini strikt.

Çfarë duhet të bëni kur fëmija nervozohet?

  • Përgatiteni fëmijën paraprakisht për ndryshimet që e presin.
  • Bëjani të qartë rregullat dhe mos i thyej ato.
  • Qëndroni të qetë.
  • Injorojeni derisa të qetësohet, në të kundërt do e bëjnë këtë gjithnjë,duke marrë vëmendjen tuaj.
  • Mos e godisni.
  • Mos e shpërble kur është i inatosur, pasi mund ta përdor më vonë vetëm për të përfituar shpërblimet.
  • Largoni sendet e rrezikshme nga fëmija.
  • Jepi kohë të marrë veten.