Shkencëtarët, veshja e trashë pengon stimulimin e fëmijës

0
539

Pediatria e njohur shqiptare Lira Gjika ka paralajmëruar nënat se si duhet t’i veshin fëmijët gjatë stinës së dimrit dhe rreziqet që vijnë nga veshja e gabuar.

Veshja trashë, thonë shkencëtarët, pengon fëmijën të jetë aktiv. Ata e kanë studiuar këtë dukuri në disa drejtime:

• Veshja e trashë si pengesë mekanike
• Mungesa e autostimulimit.
• Efektet që provokon uria.
• Izolimi me jasht që krijojnë veshjet, duke ulur intensitetin e stimulimit kutan


Studimi ka treguar se të katër faktorët e përmëndur influencojnë në të qenët aktiv ose jo të fëmijës, por faktori më i fuqishmi, është izolimi që provokon veshja e trashë kundrejt stimujve që vijnë nga jashtë. Prindër përpiquni të ulni shkallën e frikës që keni nga e ftohta dhe sëmundjet. Mos kujtoni se i mbroni fëmijët duke i veshur trashë, përkundrazi i pengoni të jenë aktiv në trupin e tyre. Vishini fëmijët sa më shëndetshëm, qoftë si cilësi cope, po ashtu edhe si trashësi. Fëmijët shpesh janë të veshur me dy palë çorape, katër apo pesë bluza, dy palë pantallona, përveç xhupit.