Shënohet viktima e parë nga fruthi në Kosovë

0
954

Një fëmijë 15 muajsh i komunitetit rom nga Fushë Kosova, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në repartin infektiv të QKUK-së. Lajmi u konfirmuar për portalin “Cicërima” nga Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani.

-“ Fëmija është paraqitur dy ditë më herët në klinikë dhe ka qenë në gjendje të rëndë. Kemi bërë të pamundurën për ta shpëtuar, por sot në mëngjes rreth orës 5 ndërroi jetë”.

Në gjendje të rëndë janë edhe katër fëmijët e tjerë të po së njëjtës familje, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Asnjë prej familjarëve të foshnjës, e cila ndërroi jetë nga fruthi nuk kanë qenë të vaksinuar më parë kundër fruthit, sipas kalendarit të imunizimit në Kosovë.

Deri më sot janë në Kosovë janë diagnostikuar me fruth rreth 100 persona.