Shenjat qe tregojnë se ju keni mungesë të vitaminës B12

0
99
  • Lëkurë e zbehtë.

Njërëzit me deficit të vitaminës B12 kanë të lëkurë të zbehtë, të zverdhur. Mungesa e saj shoqërohet me uljen e prodhimit të rruazave të kuqe të gjakut.

Vitamina B12 luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e qelizave si dhe në prodhimin e AND -së. Pa këtë vitaminë qelizat e kanë të pamundur të kryejnë procesin e ndarjes.

.

  • Lodhje, pafuqi

Lodhja dhe pafuqia janë dy simptoma të mungesës së vitaminës B12. Kjo shpjegohet me faktin se trupi juaj nuk ka mjaftueshëm rruaza të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjenin në organizëm. Ky është tipar i dukshëm, sidomos tek të moshuarit. Mungesa e B12 shkakton aneminë dhe bëhet pengesë për qarkullimin normal të gjakut.

Ndjenja e “gjilpërave në trup”

Dëmtimi i nervave është një nga shenjat kryesore të mungesës së vitaminës B12. Ajo prodhon mielinën një masë e cila vesh nervat,në formë mbrojtëse. Pa mielinë nervat e kanë të vështirë funksionimin e tyre. Paresthesia, ose siç njihet “ndjenja e gjilpërave në trup” është shenja kryesore e dëmtimit të nervave. Nëse nuk trajtohet në kohë, ajo mund të shkaktojë dëmtime në ecje.

Ulcera në gojë, ose glossitis

Ndryshime në flourën e gojës suaj me ulceracione, ngjyrë të ndezur dhe dhimbje është një shenjë e mungesës së vitaminës B12. Nëse nuk trajtohet në kohë mund të krijojë probleme me gëlltitjen dhe shijimin e ushqimit.

Dëmtime me shikimin

Një simptomë e vitaminës B12 është shikimi i turbullt. Moskurimi i saj mund të shkaktojë dëmtime të sistemit nervor dhe atij optik, duke prishur sinjalet që tejçohen nga syri në tru.