Shenjat e një shtatëzanie me probleme dhe të parakohshme

0
472

Shëndeti i foshnjës suaj varet nga ju, prandaj duhet ta keni parasysh se çka është e lejueshme gjatë shtatzënisë

Nëse e vëreni se keni ndonjë nga këto shenja, menjëherë kontaktoni mjekun tuaj ose shkoni në spital, sepse ato mund të jenë shenja paralajmëruese se diçka është duke rrezikuar shëndetin tuaj apo të fetusit (foshnjës tuaj të pa-lindur):

  • Dhimbje të mëdha të vazhdueshme të barkut.
  • Gjakderdhje vaginale, sidomos nëse është e kuqe e çelët.
  • Vjellje të shumta dhe të pakontrolluara që shkaktojnë dehidrim.
  • Kokë-dhembje, marramendje ose shikim të dyfishtë ose të turbullt për 2-3 orë.
  • Keni të ftohtë dhe/ose temperaturë (38°C ose më tepër).
  • Keni ënjtje të menjëhershme në fytyrë, duar dhe këmbë ose keni shtuar peshë që nuk mund ta shpjegoni.
  • Lëvizje të rrallë ose mungesë të lëvizjës së foshnjës pas muajit të gjashtë.