Sekreti për një lëkurë të re dhe të butë si të bebit

0
989

Unë “mama dhia”!

E dini se shpesh më duket vetja jo si mama,por si mamadhia?! Po po, si mamadhia, me vetulla të pahequra, e flokë të mbledhur topuz, se sa për manikyr dhe pedikyr as që bëhet fjalë.

Madje sa u gëzova tani që u ftoh, se do të mund të vesh ato çorapet e bekuara. Pavarësisht se është ende një sfidë me vete në shtëpinë time, bashkimi i dy çorapeve të njëjta, më duket se ja vlen për një mama si unë, më shumë sesa pedikyri. Në fakt ajo që më tremb më shumë është lëkura ime.

Për mua nuk është aq e rëndësishme veshja apo grimi. Ajo që më intereson është të kem një lëkurë të re, të freskët dhe të shndritshme. Qëllimi i një mami me shumë fëmijë nuk është ngjyra e buzëkuqit, por eleminimi i atyre rrathëve të zinj poshtë syve, thua ti se ke fjetur plot 12 orë.
Hë dhe ty të ka marrë malli për gjumë ëë? Epo le t’i tregojmë botës se ne flemë e kënaqemi dhe nuk zgjohemi një herë për t’i mbushur shishen me qumësht djalit, e një herë tjetër për të çuar në banjo vajzën.

Eh mamat! Sikur të mos mjaftonte pagjumësia janë dhe vitet që bëjnë të vetën dhe lënë nga një rrudhë aty…derisa një ditë një mikja ime më tregoi sekretin e saj të bukurisë. Mjaftojnë vetëm 15 minuta.

Një herë në javë bëj larje me sodë buke. Ajo i largon të gjitha indet e vdekura dhe papastërtitë e lëkurës. Gjindet lehtë dhe është krejtësisht natyrale. Më pas aplikoj çdo natë vitaminen E, në formë të vajit që e mban lëkurën e butë, e shkëlqen dhe largon rrudhat. Sikurse thotë ajo shprehja: “Investo për lëkurën tënde, pasi ajo do të të përfaqësojë ty për një kohë të gjatë.” Shkova tani se është radha për të mbushur shishen me qumësht.