Sekreti i zonjave angleze për një lëkurë plot jetë

0
651

Uji i trëndafilit dhe vetitë e tij magjike për lëkurën

Një nga sekretet e bukurisë së zonjave angleze është dhe uji i trëndafilit, i cili njihet për efektet e jashtëzakonshme në lëkurë.
Uji i trëndafilave është ende aktual dhe i kërkuar për vetitë e tij anti-plakje, hidratuese dhe tonifikuese.
Uji i trëndafili është një produkt me veti të shumta, për shkak se është i dobishëm si për lëkurën me akne, po ashtu edhe për lëkurën më delikate dhe të irrituar. 
Ky ujë është posaçërisht i përshtatshëm për lëkurën e thatë, dhe për atë shumë të ndjeshme, pasi ka efekt zbutës.
Nëse përdoret çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, rikthen shkëlqimin në fytyrë, duke parandaluar shfaqjen e rrudhave.
Uji i trëndafilit është shumë i pasur me antioksidantë të tillë si vitamina E, dhe vitamina C, të cilat luftojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira.
Por si të zgjidhni një ujë trëndafili cilësor për t’i besuar fytyrën tuaj?
1. Së pari duhet të jetë 100 % natyral.
2. Përbërësit. Shikoni mirë nëse toniku juaj i trëndafilit është i përzier me lëndë të tjera, të cilat mund të dëmtojnë lëkurën tuaj. Pra i vetmi përbërës në ujin e trëndafilit duhet të jetë pikërisht lëngu i petaleve dhe uji pa shtesa si sheqeri, gluteni, soja etj.
3. Prejardhja e trëndafilave. Sa më të freskët aq më mirë.
4. Aroma. Provoni të hapni kapakun dhe të ndjeni aromën e freskët të trëndafilave. Nëse era është e fortë dhe e freskët, kjo tregon se produkti është origjinal dhe mund ta aplikoni në lëkurë pa frikë.
5. Përqendrimi. Kjo vlen sidomos për ata që kanë lëkurë të ndjeshme dhe me tendeca aknesh. Sa më i përqendruar të jetë uji i trëndafilave, aq më i fuqishëm dhe i efektshëm do të jetë ai në lëkurën tuaj.

Kur dhe si duhet përdorur?

Çdo mëngjes dhe mbrëmje.

Për të hidratuar lëkurën e thatë dhe për të zbutur lëkurën e irrituar.

Përdoret si tonik për pastrimin e grimit, duke e bërë lëkurën e freskët dhe me erë të mirë.
Shërben gjithashtu si një balsam për flokët, duke i bërë ato të shkëlqyer. burimi/ Mësimet e Diolës

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu