Sara Hoxha kujton lindjen e parakohshme të djalit

0
379

 

Erdhi në jetë më 13 dhjetor 2016

Por vogëlushi London Noor ka lindur 5 javë para kohe.

Për këtë eksperiencë të vështirë, Sara Hoxha, ka vendosur të flasë ditën e sotme, duke qenë se siç ka shpjeguar dhe ajo vetë, nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për lindjen e parakohshme.

-“Pesë javë më herët, London erdhi në këtë botë. Deri në atë kohë, kisha lexuar dhjetra libra dhe kisha parë lloj-lloj videosh, por asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për një fëmijë të parakohshëm. Edhe pse kishte një peshë të vogël dhe nuk ushqehej dot me gji, London dëshmoi se ishte luftëtari më i fortë që njoh. Të gjitha netët që e ruaja dhe e vëzhgoja nga afër nëse frymëmarrjen e kishte të rregullt ia vlejtën. Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për lindjen e parakohshme kështu që dhuroni një përqafim, jepni ndihma në maternitetin tuaj ose bëni gjithçka që keni mundësi për të mbështetur këto familje.”- ka shkruar Hoxha në postimin e saj prekës.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu