Sara Hoxha flet hapur për depresionin prenatal që po kalon

0
113

Sara Hoxha, trashëgimtarja e televizionit më të madh shqiptar Top – Channel, ka hapur letrat duke pranuar se po kalon një fazë të vështirë të depresionit prenatal. Ajo është shtatëzënë dhe ndërkohë nënë e një djali, por duket se frikërat dhe pasiguritë e kanë kapluar edhe atë.

Gjatë javëve dhe muajve të fundit gjërat nuk kanë qenë shumë të lehta. Për shkak të gjithçkaje që po ndodh në jetën time unë kam vuajtur nga një ankth dhe depresion prenatal. Kam refuzuar të dal me miqtë e mi ose të jem shumë aktive në jetën time dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të mërzitur. Javën e kaluar nëna dhe motra ime me ofruan të më çonin në një udhëtim në Capri dhe është diçka për të cilën debatova duke thënë jo shumë herë. Deri në orën e fundit nuk e dija nëse do të bëja atë fluturim. Sidoqoftë, kjo ka qenë një nga fundjavat më relaksuese të shtatzënisë time. Në një farë mënyre, jeta ka një mënyrë të çuditshme për t’ju treguar qe ta bëni atë udhëtim, ta bëni atë drekë, të dilni për kafe dhe të jeni mirënjohës për atë që keni; mos e shpenzoni jetën tuaj duke pasur frikë se çfarë mund të shkojë keq. Pavarësisht nga errësira, unë jam e dashuruar dhe mirënjohës për njerëzit përreth meje, te cilet më mbeshtetin në të gjitha gjërat. Miqtë e mi, motrat e mia, nëna ime dhe më e rëndësishmja djali dhe burri im i bukur, të cilët janë përkrahësit e mi.” shkruan Sara.