Rreziqet që vijnë nga konsumimi i orizit tek foshnjet

0
307

Që nga viti 2012 kur Consumer Reports, publikuan një raport për arsenikun në oriz, ka pasur gjithmonë dilema për përdorimin e rizotos dhe sushit.

Arseniku është substancë, e cila gjendet në tokë dhe në ujë si pasojë e ndotjes nga pesticidet, si dhe e ndotjes së mjedisit.
Arseniku, po ashtu gjendet edhe në ushqime si p.sh: lëng të mollës, birra apo tek mishi i pulës, por ajo çfarë është më shqetësuese është prezenca e tij tek orizi, pasi që ky i fundit ka aftësi të mëdha absorbuese nga toka.

Andaj, ekspozimi në nivele të larta të arsenikut çon deri tek shfaqja e problemeve me lëkurën, kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe dy llojeve të diabetit.

Pas këtij raporti, Consumer Reports testuan mostra të mëdha të llojeve të ndryshme të orizit dhe produkteve të tij në 2014. Ajo çka u vu re në këtë test, ishte se orizi me ngjyrë kafeje kishte më tepër arsenik, sesa orizi i bardhë dhe gjithashtu niveli i arsenikut varet edhe nga zonat gjeografike në të cilat rritet kjo bimë.

Shqetësimi është kryesisht për personat që konsumojnë orizin çdo ditë, ka shpjeguar Jackson. Derisa të gjendet një zgjidhje për të vendosur limitet sesa oriz duhet të përdorim.

Ndërkaq, raportet e fundit tregojnë se këto drithëra kanë më pak arsenik siç janë: bullguri, polenta dhe quinoa (që janë pa gluten). Ndaj rekomandohet që këto si dhe drithëra të tjera si elbi e gruri të jenë më të shpeshta se sa orizi në menutë e fëmijëve, e sidomos të foshnjeve.
Ndërsa, sa i përket llojeve të orizit që kanë sasi me të vogël të arsenikut mund të përmendim orizin që përdoret për prodhimin e pastave.

Si ta eleminojmë dozën e arsenikut në oriz?

Për këtë rekomandohet që të hidhni 6 gota me ujë dhe 1 me oriz dhe të shtoni sasi të vogla të ujit gradualisht.
Por, edhe pse mund të sakrifikoni një sasi të vogël të orizit nëse shtoni pak më shumë ujë, kjo do të bëjë që të ulet rreziku nga arseniku inorganik për 30%.

Një fakt tjetër që duhet përmendur është se në orizin e pa zier gjenden sporet e Bacillius cereusit, i cili mund të shkaktojë helmimin nga ushqimi. Këto spore mund t’i rezistojnë gatimit.

Kujdes!

Nëse orizi lihet në temperaturë dhome atëherë sporet mund të bëhen bakterie që shkaktojnë helmim dhe diarre.
Andaj shërbejeni orizin e gatuar sa më parë, në të kundërt, vendoseni në frigorifer.