Rreziku që vjen nga lodrat e dushit

0
741

Kujdes nga lodrat e fëmijëve që përdorni gjatë dushit! Ato mund të kthehen në rrezik serioz për shëndetin e fëmijëve tuaj, nëse herë pas here nuk i ndërroni. Këtë e ka dëshmuar me anë të një videoje blogeri i njohur Viva Frei. Ai preu me gërshërë pjesën e poshtme të një patoku për të treguar se sa shumë myk ishte mbledhur aty.

“Ka shumë pak njohuri se në lodrat e fëmijëve që përdoren gjatë dushit , mblidhet myku dhe bakterie të tjera shumë të rrezikshme për shëndetin.” – shpjegon Viva Frei në kanalin e tij në youtube. Dhe të mendosh që shpeshherë fëmijët e pijnë ujin që del prej tyre, gjatë qendrimit në vaskë.

Fëmijët janë shumë të ndjeshëm nga myku, pasi ai shkakton reaksione alergjike, irritime dhe shpeshherë përmban substanca helmuese për organizmin e fëmijëve.

Shenjat e para të këtyre simptomave janë tështima, skuqje e syve, sekrecione dhe lëkurë e irrituar. Myku njihet edhe si shkaktar i astmës. Ndaj prindër ndërrojini lodrat e dushit sa më shpesh që të mundeni.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.