Rëndësia e probiotikëve për fëmijët

0
94

Prej lindjes, bakteriet “pushtojnë” aparatin tonë tretës. Sistemi digjestiv i njeriut përmban biliona bakterie të mira – probiotikët si dhe ato të dëmshme për organizmin.

Është pikërisht ekuilibri, midis florës bakteriale të mirë dhe asaj patogjene, që përcakton shëndetin e zorrëve. Ndryshimet e këtij mjedisi,mund të lidhet me gjendje të ndryshme patologjike, si: sëmundja inflamatore kronike e zorrëve, obeziteti, diabeti, koliti etj.

Përfitimet nga bakteriet e mira (probiotikët) janë:

  • Balancojnë flourën e zorrëve, duke mos lejuar rritjen e bakterieve të këqija.
  • Ato mundësojnë një tretje më të mirë.
  • Rrisin sistemin imunitar dhe rezistencën ndaj infeksioneve.
  • Riparojnë dëmet e antibiotikëve në muret e zorrëve.
  • Kanë veti antimikrobiale dhe antimykotike. (Preferohen pas helmimit nga ushqimi dhe diareja)
  • Ndikojnë në tretje më të mirë, pasi zbërthejnë disa proteina në enzima.
  • Për detoksifikimin e organizmit nga substancat helmuese.

Tek fëmijët me një sasi të reduktuar të probiotikëve (bakterie të mira) floura e zorrëve cënohet, duke lejuar që lëndë të ndryshme toksike të hyjnë në organizëm dhe të provokojnë:

  • reaksione alergjike si dermatitis atopic
  • infeksione të rrugëve të frymëmarrjes
  • infeksione të traktit urinar  
  • inflamacione intestinale (si psh. diare).

Antibiotikët  “vrasin” edhe bakteriet e këqija edhe ato të mira, ndaj preferohet që probiotiku të merret 2- 3 orë pas antibiotikut.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu