Reçica nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen e fëmijëve

Sot u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Kjo kontratë u nënshkrua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata “World Vision”.

0
117

Sot u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Kjo kontratë u nënshkrua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizata “World Vision”.

Marrëveshja ka për qëllim koordinimin e aktiviteteve që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për grupet e cenueshme në nevojë, me theks të veçantë personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët me nevojë për mbrojtje nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi. Kontrata u nënshkra nga ministri i MPMS-së, Skender Reçica dhe Drejtoresha Kombëtare e “World Vision”, Eljona Elmazi. Reçica e falënderoi Elmazin për mbështetjen që organizata po i jep MPMS-së duke thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë për avancim të shërbimeve sa i përket mbrojtjes së fëmijëve, sidomos nga të gjitha format e dhunës si dhe punëve të rënda.