Receta e kekut me karrota

0
1413

Kek me karrota

Keku me karrota është një ëmbëlsirë shumë e shijshme, me të cilën edhe po e tejkaluat masën nuk do të bëni keq, pasi vlerat nutriutive të saj janë të mëdha. Së pari, karrotat njihen për vetitë e tyre në rritjen e imunitetin, ndikojnë në uljen e kolesterolit, por edhe në parandalimin e shumë sëmundjeve sikurse është kanceri.

Përbërësit:

2-3 karrota të mesme

3 vezë

200 gr miell

1 pako fryrës

një majë luge sodë buke

100 gr sheqer

gjysëm gote lëng portakalli

lëkura e portokallit e grirë

1 filxhan kafeje vaj vegjetal

1 filxhan kafeje qumësht

1 lugë kafeje kanellë

1 lugë kafeje karafil të bluar

fruta të thata, sipas dëshirës arra ose bajame

Përgatitja:

Në një enë hedhim miellin, kanellën, karafilin, sodën e bukës dhe fryrësin e ëmbëlsirave.

Në një enë tjetër rrahim vezët me sheqerin dhe me vajin.

Grijmë në rende karrotat dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

Hedhim të gjitha erëzat dhe frutat e thata sipas dëshirës.

Lyejmë mirë tepsinë ku do  e hedhim kekun me gjalp ose me sprejin kundër ngjitjes.

Furrën e parangrohim në 180 gradë Celsius.

Në fund pasi të jetë pjekur e zbukurojmë me sheqer pluhur.

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.