Pse unë zgjedh vajin e mëlçisë së merlucit për fëmijët e mi?

0
255

Sa shumë frikëra dhe presion kemi ne nënat sot për të fituar betejën e të ngrënit shëndetshëm për fëmijët tanë! Kaq shumë pasiguri në markete dhe tregjet e fruta perimeve. Ngado të hedhësh sytë shikon fruta që shkëlqejnë nga kimikatet, apo ëmbëlsira me ngjyrues artificial e sheqerna të dëmshme. Nuk është çudi që sot fëmijët sëmuren më shpesh. Mjafton virusi i parë për të mos ju ndarë më, derisa dimri të shkojë. Kjo gjë ndodhte dhe me fëmijët e mi, derisa një ditë unë u njoha me një super ushqim që ndryshe njihet si vaji i mëlçisë së merlucit që jo vetëm rrit imunitetin e fëmijëve, por edhe i jep atyre vitaminat më të nevojshme për organizmin.

Pse unë zgjedh vajin e mëlçisë së merlucit për fëmijët e mi?

E para, sepse vaji i mëlçisë së merlucit (cod liver oil) është një shtesë ushqimore e pasur me acidet yndyrore të mira si omega 3, të cilat janë shumë të nevojshme për zhvillimin e trurit dhe për forcimin e zemrës gjithashtu. Ato nuk mund të merren në sasitë e duhura vetëm nga ushqimet, ndaj nutricionistët më në zë rekomandojmë marrjen e suplementeve shtesë.

Së dyti vaji i mëlçisë së merlucit nuk është vetëm omega 3,  por një përzierje natyrale e omega 3, vitaminës D dhe vitaminës A. Të treja këto gjenden tek mëlçia e merlucit dhe nuk janë të shtuara artificialisht nga fabrika prodhuese.

Pse janë të rëndësishme vitamina D dhe vitamina A?

Për organizmin e fëmijëve vitamina D, sidomos tek fëmijët mbi 1 vjeç është tepër e rëndësishme në formimin e eshtrave dhe të dhëmbëve. Mungesa e saj është shkaktare e disa sëmundjeve serioze të kockave që nga shtrembërimi i tyre, e deri tek sëmundja e kancerit. Vitamina D duke qenë se merret kryesisht nga dielli, gjatë muajve të dimrit, në mungesë të rrezeve diellore, duhet të merret patjetër si suplement shtesë.

Vitamina A njihet ndryshe si një nga antioksidantët më të fuqishëm. Ajo ndikon në rritjen e imunitetit sidomos tek organizmi i brishtë i vogëlushëve tanë. Kjo vitaminë është një nga më të rëndësishmet që ndikon në forcimin e shikimit. Ndaj këshillohet sidomos tek fëmijët shkollorë.

Unë kam zgjedhur vajin e mëlçisë së merlucit i prodhuar në “cold press”  pra në të ftohtë, ku nuk prishen vlerat e tij nutriutive. Madje ky lloj është pa sheqer, pa gluten pa asnjë ngjyrues artificial.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.