Pse tiroidja tek fëmijët duhet kuruar sa më parë?

0
207

Tiroidja është organ, i cili ndikon edhe në zhvillimin e trurit në tre vitet e para të jetës, dhe ka origjinë që kur fetusi është në javën e 12 të shtatëzanisë.
Tek të porsalindurit janë të rralla rastet kur ajo shfaqet, më konkretisht 1/3500 fëmijë.
Lidhja mes hormoneve të tiroides dhe zhvillimit të trurit, është arsyeja që tek të porsalindurit të kërkohet analiza e funksionit të tiroides.

Nëse ka patologji të lindura të tiroides, duhet menjëherë të fillohet trajtimi tek të porsalindurit, për të mos pasur problem me zhvillimin e tyre mendor e fizik.
Ndërsa, nëse kjo shfaqet më vonë është si pasojë e mungesës së jodit në organizëm.

Rëndësia e jodit është e madhe, por ndër të tjera duhet përmendur se:
– Një i rritur duhet të marrë 150 mcg jod/ ditë.
– Gjatë periudhës së shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji të fëmijës rriten kërkesat e organizmit për jod, duke shkuar në 200- 250 mcg/ditë.

– Mosfurnizimi me sasinë së duhur të jodit stimulon tiroiden të rrisë përmasat e saj. Mungesa e tij lidhet direkt me çrregullimin e një sërë funksionesh të organizmit.

Ushqimet më të pasura me jod janë: Prodhimet e detit(kryesisht algat, leshteriki i detit), kosi, kripa e jodizuar, qumështi, buka, veza, luleshtrydhet, hurma etj.

Në botë është vendosur që kripa, si një produkt i përdorur nga të gjithë, të jetë e jodizuar, për të plotësuar nevojat e organizmit me jod.

Në rastin e personave me hiperfunksion të tiroides, mjekët ndalojnë për një periudhë kohe përdorimin e produkteve të detit, apo produkteve tek të cilat përmbajtja e jodit është e lartë. 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu