Pse po rrisim sot, fëmijë kaq të mërzitur?

0
316

Fëmijët tani nuk janë të përgatitur për jetë si në të kaluarën. Ata kanë pritshmëri më të mëdha, ndërsa po bëjnë më pak gjëra, thonë ekspertët.

Përse ata po ndihen më të vetmuar dhe kanë më pak durim?

1. Efekti “ekran” : Kjo po i bën fëmijët që të duan më pak lojën dhe leximin.
Ata po humbasin aftësinë për t’u fokusuar dhe për të dëgjuar me vëmendje, sepse janë mësuar të shikojnë gjëra argëtuese, emocionuese në mënyrë të shpejtë.

2. Efekti “Mos u mërzit”
Jeta dinamike ka bërë që të gjithë të jenë shumë të ngarkuar me punë, e po ashtu, ne duam që edhe fëmijët tanë të jenë të angazhuar, andaj përfundojmë duke ju dhuruar atyre tablet apo telefon për të luajtur.
Problemi qëndron në atë se ne po ju bëjmë dëm atyre duke ju marrë aftësinë që të argëtohen, të jenë kreativ dhe të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre.

“Ju duhet t’i lini të “mërziten” duke mos ju ofruar mjete elektronike për ca kohë. Në këtë mënyrë ata do të kenë më shumë hapësirë për të menduar për interesat e tyre dhe për të bërë gjëra në mënyrë kreative”

3. Efekti “Interaksion” 
-“Ne e dimë nga shumë hulumtime që janë bërë se të kalosh kohë me një person është një nga gjërat më me vlerë për mirëqenien e njeriut dhe çështjet e shëndetit mendor” – thotë Audie Cornish.

Shpenzoni kohën e lirë gjatë darkës ose kohës kur jeni në makinë për t’i pyetur se si po kalojnë në shkollë ose se si janë emocionalisht. Hani darkë pa celularë afër dhe pa TV të ndezur.

4. Efekti “Shpërblim
Fëmijët presin shpërblim çdo herë. Esenca qëndron në atë se si t’i bëjmë të jenë të përgjegjshëm dhe jo çdoherë të presin shpërblim material për veprimet e tyre të mira.

Çfarë do të përfitoj nëse i kam të gjitha notat e mira?
Çfarë do të përfitoj nëse e pastroj dhomën?

Do të ishte mirë që t’i mësojmë fëmijët të përfundojnë gjërat pa u ankuar, sepse në të ardhmën në punë jo çdoherë do të fitojnë bonuse nëse e kryejnë punën me kohë apo mirë.

Jepini atyre përgjegjësi. Përgjegjësitë ju ndihmojnë që të krijojnë vetbesim. Ju mësojnë atyre se si të kujdesen për gjërat si dhe ju mëson që të jenë pjesë e gjërave më të mëdha se vet ata.
Burimi: Parenting.org

Lexo edhe http://cicerima.com/kujdes-keto-gabime-shkaktojne-prishjen-e-dhembeve-te-femijeve/