Pse duhet të rrimë më shumë jashtë shtëpisë?

0
497

Po të krahasojmë shoqërinë e sotme me atë të 20 viteve më parë do të vëmë re një trend alarmant dhe shumë shqetësues. Dikur njerëzit ishin më shumë aktivë, të shoqërueshëm dhe e vlerësonin të ndejturit përjashtë. Ndërsa sot, familjet moderne kalojnë më shumë kohë brenda mureve të shtëpisë të ngjitur pas teknologjisë, smartfonëve dhe tabletave.

Sigurisht që përdorimi i teknologjisë zgjeron njohuritë, por nuk duhen lejuar që të ndikojnë në stilin tonë të jetës. Në botën moderne edhe fëmijët po kalojnë më shumë kohë brenda shtëpisë, sesa jashtë saj.

Dikur, lagjet gumëzhinin nga zërat e fëmijëve që luanin me top apo kërcenin në litar. Kurse sot, ata njësoj si prindërit e tyre janë të lidhur pas mjeteve teknologjike brenda shtëpisë. Kjo duhet të ndryshojë patjetër nëse duam të kemi shëndet më të mirë.

Këtu keni pesë arsye pse familjet duhet të kalojnë më shumë kohë jashtë shtëpisë:

 

  1. Kalimi i kohës jashtë na relakson.

A e keni dhe ju ndjesinë sikur teknologia po ju mbyt?  Një mori reklamash që ne shohim në televizor apo në mediat sociale kanë tendencë të na lodhin më shumë, sidomos kur ne vendosim ta kalojmë gjithë ditën në internet. Bëni një ndryshim dhe dilni jashtë në rast se doni të pushoni vërtet. Kjo do t’ju mundësojë shkëputjen nga bota elektronike. Ju do të keni kohë të mendoni dhe të shijoni natyrën. Sigurohuni që edhe fëmijët tuaj ta bëjnë këtë për të pushuar pak nga teknologjia.

2. Kur dilni jashtë ju merrni vitaminën D

Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe nuk është e lehtë të merret vetëm nga ushqimet, pasi burimi kryesor i saj janë rrezet e diellit. Për 15 – 20 minuta ekspozim në diell, në ditë ju e ndihmoni trupin tuaj të krijojë vitaminën D, e cila është thelbësore për forcimin e eshtrave, dhëmbëve si dhe për parandalimin e kancerit.

3. Bëhuni të shëndetshëm duke ushtruar

Nëse ju kaloni më shumë kohë brenda shtëpisë, me siguri që nuk jeni në formë shumë të mirë trupore.Mundohuni që të ushtroni në natyrë, të ecni për të paktën 30 minuta, pesë herë në javë. Ju shumë shpejt do të vini re ndryshimet në trupin tuaj, do të jeni më të fuqishëm, energjikë dhe më të duruar. Nuk duhet patjetër që të ushtroni çdo ditë, por mund të bëni një xhiro me bicikletë, të luani tenis apo ndonjë sport tjetër.

4. Ushtrimet jashtë fuqizojnë mendjen

Stresi nuk është e vetmja gjë që mund t’ju lodhë. Ndonjëherë ankthi, ose depresioni mund të shfaqet befas. Nëse ju e injoroni shëndetin mendor, mund të bini edhe më thellë në një gjendje të pakurueshme. Shkëputja nga teknologjia dhe marrja me sport do t’ju bëjnë të ndiheni edhe më të lumtur. Pra, nëse ndiheni keq, bëni një xhiro jashtë dhe do të shikoni se si do të ndryshojë gjendja juaj.

5. Merrni më shumë energji jashtë

E dalura jashtë, mund t’ju furnizojë me mendime pozitive. Drita natyrale e diellit, cicërimat e zogjve, shushurima e gjetheve, aroma e barit, pemët dhe lulet janë stimulues pozitiv të mendjes. Nëse ndiheni letargjik, çohuni nga krevati, merrni fuqi dhe dilni jashtë për të përfituar nga burkuritë që natyra na ka dhuruar.

 

Lexo më shumë : http://cicerima.com/cfare-duhet-te-hani-ne-menyre-qe-te-keni-nje-djale/