Pse dhe kur duhet të filloni të largoni shishen?

0
353

Është e vështirë të dini saktësisht kur dhe si të mësoni fëmijën tuaj të ushqehet me ushqim tjetër nga gjiri ose shishja, pasi çdo fëmijë është i ndryshëm dhe ka shumë rekomandime kontradiktore. Duke kërkuar burime të besueshme për këshilla dhe udhëzime, si dhe duke ndjekur dëshirat tuaja personale dhe intuitën.

Rekomandimet për këtë gjë ndryshojnë në varësi të faktit se a ushqehet foshnja me gji apo me shishe? Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon vetëm ushqim me gji për gjashtë muajt e parë dhe një kombinim i ushqyerjes me gji dhe ushqimeve të ngurta deri në moshën një vjeçare. Deri në moshën një vjeçare, nënat janë të inkurajuara që të vazhdojnë ushqyerjen me gji, për aq kohë sa ndjehet e drejtë për ato dhe foshnjat e tyre (deri në moshën dy vjeç e më shumë).

Por për disa nëna, ushqyerja me gji përfundon para ose deri në një vit dhe kjo është në rregull. Ndoshta është një çështje e furnizimit me qumësht, fëmija i tyre ka vendosur që të ndryshojë ushqimin apo ndoshta rrethanat e bëjnë shumë të vështirë për të vazhduar apo edhe të fillojnë gjidhënien. Dhe pastaj disa nëna zgjedhin të mbushin një shishe me qumësht gjiri dhe ta ushqejnë foshnjën e tyre. Varësisht nga kjo, është e rëndësishme të dimë se kur duhet të kalojmë nga një shishe në ushqime të tjera dhe pse.

Pse duhet të ndryshosh mënyrën e të ushqyerit nga një shishe në ushqime tjera?

Fëmijët e vegjël në moshën një vjeçare nuk kanë nevojë më për një shishe për ushqyerje të duhur. Në moshën gjashtë muajsh, ushqimet e ngurta bëhen pjesë e të ushqyerit dhe deri në një vit, foshnjat duhet të hanë ushqime të rregullta. Qumështi pluhur për foshnjat nuk rekomandohet më pas moshës një vjeçare, duke supozuar që foshnja po rritet dhe zhvillohet mirë. Për 12 muaj, qumështi i homogjenizuar mund të futet (deri në 500 ml në ditë) në një filxhan të hapur ose me pip dhe të shërbehet gjatë ose pas ngrënies.

Shishet duhet të eliminohen idealisht në moshën një vjeçare për disa arsye të rëndësishme. Së pari, të vegjëlit që pijnë qumësht nga një shishe (sidomos gjatë gjithë ditës), mund të kenë një rrezik më të lartë të anemisë së mungesës së hekurit. Qumështi i tepërt mund të zëvendësojë lehtësisht lëndët ushqyese të tjera esenciale, sidomos ato që kanë sasi të larta të hekurit si mishi, peshku, shpendët, vezët, fasulet etj. Por qumështi, megjithëse ushqyes, për shkak të përmbajtjes së proteinave dhe yndyrës, mund të mbushë hapësirë ​​të madhe në barkun e vogël të foshnjave. Së dyti, pirja e gjatë e shisheve mund të krijojë rrezik për karies të dhëmbëve. Një foshnje që përdor një shishe gjatë gjithë ditës dhe në kohën e gjumit rrezikohet nga kariesi i dhëmbëve për shkak të përmbajtjes së sheqerit në qumësht, i cili lë një shtresë në dhëmbët e vegjël dhe shpesh nuk hiqet. Gjithashtu, është më e lehtë për të vegjëlit të pijnë qumësht të tepërt kur i ofrohet shishja gjatë gjithë ditës dhe kur foshnja e merr atë në shtrat. Kjo rezulton në konsumin e tepërt të kalorive dhe shtimin e peshës jo të shëndetshme.

Së fundi, disa ekspertë besojnë se gryka në shishe parandalon mundësinë që të vegjëlit të praktikojnë aftësi të pjekura motorike dhe gëlltitëse. “Thithkat” e shisheve promovojnë një lëvizje të thithjes të foshnjave, e cila parandalon ngritjen e pjesës së përparme të gjuhës që ngritet gjatë gëlltitjes, duke penguar lëvizjen e pavarur të buzës, nofullës dhe gjuhës, që nevojitën për të pirë me sukses nga një filxhan i rregullt i hapur. Pra, kur duhet të largosh fëmijën nga shishja?

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që shishet gradualisht të hiqen nga 12 deri në 24 muaj. Prindërit inkurajohen që të largojnë fëmijët e tyre nga shishet dikur më afër 12 muajve se 24 muaj, për shkak të arsyeve të mësipërme, sidoqoftë, largimi i shisheve gjatë kohës së ushqimit (sidomos ushqimi para gjumit) mund të jetë i vështirë, si për foshnjën ashtu edhe për prind. Shishet ofrojnë një ndjenjë të rehatisë për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, shpesh duke i ndihmuar për të fjetur. Alice Callahan, një eksperte e shëndetit dhe të ushqyerit pediatrik pajtohet që shishet gjatë ditës duhet të hiqen brenda një viti, dhe se fëmijët duhet të praktikojnë me gota të hapura dhe gota me pip në darkë. Por ajo thotë se “prindërit mund të zgjedhin të mbajnë një shishe në mbrëmje deri në 24 muaj dhe mendoj se kjo është në rregull”.

Nëse prindërit zgjedhin ta mbajnë një shishe në mbrëmje (qoftë me qumësht gjiri ose me qumështin e homogjenizuar të lopës), është e rëndësishme të siguroheni që konsumimi i përgjithshëm i qumështit të foshnjës të mos kalojë rreth 500 ml në ditë dhe se dhëmbët janë të pastruar pasi të ushqehet.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.