Prishtinë, lind fëmija me dy gjini

0
64

Mjekët në repartin e Gjinekologjisë në spitalin e Prishtinës kanë konfimuar një lindje të rrallë.

Bëhet fjalë për një bebe që ka lindur me të dyja gjinitë në javën e 32 dhe peshon 995 gram.

Fëmija ka ardhur në jetë para kohe, ndaj po mbahet në inkubator.

Sipas Drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë Xhevdet Gojnovcit, bebi do t’i nënshtrohet disa terapive, për të mbajtur vetëm një gjini.

“Mund të jenë ndryshime hormonale dhe nëse konfirmohet Syndroma Hyperplasia e gjendrës mbiveshkore, me anë të terapive ky problem do të kalojë”, tha mjeku Gojnovci.

Në botë rastet e tilla trajtohen shumë herët menjëherë pas lindjes, ndërsa në vendet e rajonit neglizhohet ndërhyrja kirurgjikale deri në moshën 4-5 vjeçare.

Konfirmohet se ky është rasti i dytë brenda këtij viti që një foshnje lind me dy gjini në Prishtinë.