Përse farat e kungullit ndikojnë direkt në zhvillimin e trurit të fëmijëve?

Farat e kungullit ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për fëmijët tuaj. Këto përfitime shëndetësore mund të shkojnë në përmirësimin e trurit. Gjithashtu ndihmon në marrjen e gjumit të shëndoshë, në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë,etj.

0
69

Farat e kungullit ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për fëmijët tuaj. Këto përfitime shëndetësore mund të shkojnë në përmirësimin e trurit. Gjithashtu ndihmon në marrjen e gjumit të shëndoshë, në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë,etj.

Frutat e kungujve ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore për foshnjat dhe fëmijët. Në vazhdim të këtij artikulli, ne duam ta shtrijmë më tej duke shpjeguar përfitimet shëndetësore të farave të kungujve për fëmijët. Shumica prej nesh e njohin kungullin si frut që përdoret për të dekoruar për Halloween, por përveçse të qenit një frut dekorativ, kungulli ofron përfitime të shumta shëndetësore për fëmijët tuaj.

Ndryshe nga mishi i kungujve, farat pse janë shumë të dobishme, ato nuk janë të rekomanduara për foshnjat. Arsyeja është se ekziston rreziku i mbytjes me fara kungulli. Por rreziku i alergjisë nga farat e kungujve është më pak. Pra, nëse fëmija juaj ka një alergji nga farat ose arrat, siç janë shqeme, fëstëk, arra brazili, arra lajthi, kikirikë, farat e susamit, etj, atëherë ndoshta ju duhet të rishikoni dhënien e farave të kungujve. Konsultohuni me pediatrin tuaj para se të jepni fara kungulli fëmijës tuaj.

Cila është mosha më e mirë për t’i dhënë fara kungujve fëmijës tim?

Farat e kungullit mund t’i jepen foshnjës tuaj, i cili ka dhëmbë të forta të mjaftueshme për të përtypur ushqim të rregullt të ngurtë, që zakonisht mund të jetë nga 1 deri në 2 vjeç. Kjo është mosha në të cilën fëmija juaj ka dhëmbë të fortë sa për të përtypur substanca të forta dhe më shpesh fëmija është gati të hajë ushqim të rritur, pak a shumë.

Nëse jeni ende të shqetësuar nëse fëmija juaj mund të përtypë fara, atëherë thjesht mund të bluani farat dhe t’i jepni atij në foëmë të lëngshme, ose duke ja shtuar përmbajtjen në ushëime.

Përfitimet shëndetësore të farave të kungujve për fëmijët

Për zhvillimin e trurit: Farat e kungullit janë një burim i madh i acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6. Këto acide yndyrore janë shumë të rekomanduara për fëmijët për shkak të zhvillimit të trurit. Zhvillimi i trurit në fëmijë është aq thelbësor sa zhvillimi i pjesës tjetër të trupit.

Ndihmon për të marrë gjumë të shëndoshë: farat e kungullit janë të larta në triptofan. Tryptopani është një amino acid thelbësor që ndihmon në prodhimin e serotoninës dhe kjo kthehet në melatonin. Ndersa kjo është hormoni që ndihmon në marrjen e gjumit më të mirë. Nëse fëmija juaj ka probleme gjumi, jepini atij një grusht farash të kungujve disa orë para gjumit. Fëmia juaj mund të ketë një gjumë të mirë të natës me këtë ilaç të thjeshtë.

Përforcon mëlçinë: Yndyrërat e pangopura të pranishme në farat e kungujve nuk janë vetëm të mirë për zhvillimin e trurit, por gjithashtu janë të mira edhe për forcimin e mëlçisë. Një studim ka treguar se një përzierje e kungujve dhe fijeve të lirit zvogëloi dëmtimin e mëlçisë.

Përveç përfitimeve nga farat e kungullit, lexoni një reçetë për një supë të thjeshtë me kungull.

Përbërësit:

1 kg kungull

1kg patate

2 qepë

2lugë gjelle gjalpë

2 l lëng supë perimesh

½ gotë qumësht

Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:

Hapi 1

 

Kungullin priteni në thela, pastrojani pjesën e brendshme me lugë.
Hapi 2

 

Karrotat, qepët e patatet qërojini dhe pritini në copa të vogla.
Hapi 3

 

Në një enë të thellë shkrijeni gjalpën dhe në të fërgojini qepët derisa të zbuten. Pastaj shtoni lëngun e supës dhe masën lëreni të vlojë.
Hapi 4

 

Pastaj shtoni kungullin, karrotat dhe patatet. Shtoni kripë e piper. Supën ziejeni në temperaturë të lartë për afro 20-30 minuta, më pas uleni temperaturën.
Hapi 5

 

Kur të jenë zier perimet, bluajini ato me blender dore, duke krijuar një supë të shijshme kremoze.
Hapi 6

 

Në fund shtoni edhe qumështin.
Hapi 7

 

Supa e përgatitur kështu shërbehet e ngrohtë e dekoruar me fara kungulli.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.