Për sa orë gjumë kanë nevojë fëmijët, sipas moshës?

0
431

Gjumi, është mjaft i rëndësishëm për mirëqenien e fëmijëve.
Edhe pse nuk ka ndonjë “ numër magjik” se sa orë duhet të flenë fëmijët e një grupmoshe, megjithatë
ne po ju japim disa informa që do t’ju ndihmojnë të vëni fëmijët në gjumë.

Bebet ( më të vegjël se 6 muaj)
Të porsalindurit flenë deri 3-4 orë radhazi e deri në 18 orë gjatë ditës, por me kalimin e javëve e muajve kohëzgjatja e gjumit të tyre ndryshon.
Megjithatë, nëse bebet nën 6 muaj qajnë natën, ato mund të mos ndihen rehat, mund të jenë të uritura, të kenë të ftohtë, ose të jenë sëmurë.
Ju mund të bëni ndonjë aktivitet me beben tuaj si përshembull, ta pastroni, të lexoni një libër ose të këndoni.

Moshat 6-12 muaj
Fëmijët nga 6-12 muaj kanë nevojë për një mesatare të gjumit deri në 14 orë në ditë. Ndërsa gjatë ditës preferohet të flenë 2-3 herë në ditë me kohëzgjatje nga 2-3 orë.
Nëse ato zgjohen natën pa ndonjë arsye, prisni pak çaste para se të shkoni , sepse mund të qetësohen pas pak çastesh.
Mos u mundoni t’i qetësoni, duke ndezur dritën,ose duke ju kënduar, por mësojini ata se nata është për të fjetur.

Moshat 1-3 vjeç
Kanë nevojë për 12-14 orë gjumë gjatë ditës.
Por, dëshira për të qëndruar me mamin ose babin mund të kultivojë tek ata shprehinë e të qëndruarit zgjuar.
Rregullojini atyre një dhomë të rehatshme gjumi dhe para se te flenë lexojini ndonjë përrallë, pastrojini ose vendosini pak muzikë të lehtë.
Ankthet e natës janë të shpeshta në këtë periudhë, kështu që keni kujdes me përdorimin e TV-së, dhe dëgjojini ata kur ju tregojnë se çfarë ëndrre kanë parë.