Ovulimi i vezës, si ta kuptojmë që po ndodh?

0
559

Si ta dallojmë që jemi në ditët më pjellore?

Jeni bërë merak se edhe ky muaj nuk solli lajmin e gëzueshëm të shtatëzanisë?

Ne po ju ndihmojmë me disa këshilla  sesi  të mbeteni shtatëzënë më shpejt.

Matja e temperaturës trupore

Matja e temperaturës trupore është një element kyç për të mësuar nëse veza juaj ka ovuluar ose jo. Temperatura trupore gjatë ovulimit të vezës ndryshon, duke u rritur nga 0.3 – 1 gradë.

Metodologjia që duhet ndjekur është kjo:

Çdo ditë në mëngjes, porsa hapni sytë, akoma pa bërë asnjë lloj veprimi, pra pa larë dhëmbët, pa pirë kafen, gjëja e parë që duhet të bëni është matja e temperaturës së trupit. Shënojeni menjëherë në një letër.

Kujdes! Duhet të filloni matjen e temperaturës që ditën e parë pas përfundimit të ciklit menstrual.

Nëse veza ka ovuluar atëherë temperatura e trupit të femrës rritet ndjeshëm. Në këto ditë kur temperatura e trupit është më e rritur, ju duhet të tentoni për një shtatëzani.

Rritja e temperaturës së trupit ndryshon nga një femër tek tjetra. Por që ta dalloni nëse veza ka ovuluar apo jo, kjo rritje e ndjeshme e temperaturës do të qëndrojë konstante për disa ditë me radhë. Mos u dorëzoni në këto ditë shanset tuaja për të mbetur shtatëzënë janë më të mëdha.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.