Nxënësit emigrojnë, lënë klasën mes lotëve

0
160

Drama e emigracionit ka përfshirë edhe tre nxënës të një shkolle fillore në Prizren, të cilët braktisën klasën e tyre mes lotësh.


Mësuesi i shkollës Mehmet Spahiu shkruan se “femijët po ndahen nga shkolla me lot në sy dhe pa dëshirën e tyre”, transmeton Gazeta Express.

Në shkollën fillore “Dy Dëshmorët” në Piranë, sot kujdestarët e klasëve dytë, katër dhe të pestë, organizuan përcjellje për 3 nxënës që pa dëshirën e tyre duhet të ndahen me lotë në sy, duke u përshëndetur me shokët, shqet, mësuesen e mësuesit e tyre , vetem për të bërë bashkim familjarë jashtë vendit. Nxënës të edukuar, të sjellshëm, të respektuar që në ditarët e tyre lanë vlerësim maksimal. Fjala lamtumirë ishte shumë e rëndë dhe emocionuese për mësuesen Sahadete dhe mësuesit Muharem dhe Mehmet Spahiu! Unë uroi që këta nxënës të jenë nën mbrojtjen e Allahut dhe një ditë t’i kthehen vendit, duke kontribuar në KOSOVË që është vendi më i mirë në botë! Burimi/ gazetaexpress.

https://www.facebook.com/elmedink1/videos/2007587106006926