Nutricionistja Diola Dosti: Rrisni imunitetin e fëmijëve me këto ushqime

0
1924

Ushqimet që rrisin imunitetin e fëmijëve gjatë dimrit

Në dimër dihet që spitalet mbushen plot, hundë që rrjedhin, dhimbje fyti, temperaturë e peripeci që shumë prindër kalojnë me fëmijët e tyre. Për këtë arsye pikërisht tani është koha që të rrisim sistemin imun të fëmijëve me ushqime multivitaminoze.

– Goji berry, të pasura me antioksidantë, vitamina, minerale dhe antioksidantë. Ndihmojnë oksigjenimin e gjakut dhe forcojnë sistemin imun. Shtoni një lugë çaji në kos. Gjithsesi shikoni fëmijët për ndonjë reaksion të mundshëm. Unë i blej në këto dyqanet islamike me qese.
– Merluci dhe salmoni. Kanë vajëra fantastikë në trupin e tyre me veti antiinflamatore. Omega 3, yndyrat DHA dhe EPA janë yndyrat që ushqejnë trurin dhe çdo qelizë tonën. Gjë që trupi ynë nuk e prodhon dot, prandaj lind nevoja për t’u marrë si ushqim shtesë. Por hani këto peshq, në vendet ku kapen e rriten. Duke qenë se Kosova nuk ka det, merrni yndyrën e tyre në shishe si për shembull vaj i mëlcisë së merlucit. Por jo vetëm kaq. Ato kanë edhe selen dhe vitaminë E që ndihmojnë në rritjen e sistemit imun.
-Brokoli është një super perim, i pasur me antioksidantë, vitaminë C, kalcium, beta karotenë dhe folate. Gjithashtu ka edhe shumë fibra. Parandalon kapsllëkun. Shtojani fëmijës në mish, në peshk, në makarona apo supëra.
– Vezët një burim i madh i proteinave të cilat kanë vitaminë D, gjë që ndihmon në përthithjen e kalciumit. Kanë edhe hekur, vitaminë A dhe B. Të zjera apo të skuqura nuk ka rëndësi. Mjafton që të gjalla mos t’ja jepni.
– Perimet me ngjyrë të errët si spinaq, lakra brukseli, brokol janë paketa vitaminash si vitamina A, C, fibra dhe kalcium, të rëndësishme për të luftuar infeksionet.
– Lëngu i kockave është super për të përshpejtuar procesin e shërimit dhe rikuperimin pas sëmundjes. Paketë mineralesh, vitaminash, aminoacide që treten shumë lehtë si kalcium, magnez, fosfor, silikon, aminoacid cysteinë që largon mukusin në mushkëri. Supa e gjyshes ka qenë gjithmonë perfekte me to.
– Probiotikët si kosi, kefiri janë ushqyes të jashtëzakonshëm të aparatit tretës. Të mikrobeve të mira që ai përmban.
– Frutat dhe perimet me ngjyra të çelura si portokalle, kivi, karrota, domate, panxhari kanë vitaminë V dhe antioksidantë që promovojnë mirëqenien tonë. Aplikoni dietën ylber me fëmijët.
– Uji. Organizmi duhet të jetë mirë i hidratuar pasi largon helmet jashtë. Preferohen edhe lëngjet e frutave, çaji kamomil, limon, turmerik, kanellë ose cimet etj.

“Diola Dosti Baftiu është nutricioniste klinike pranë spitalit “Sanus Clinic” në Prishtinë. Ajo është autore e librit ” Mësimet e Diolës”,  ushqim për çdo sëmundje.”

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.