Nutricionistja Diola Dosti, ja cilat vitamina na mbrojnë nga virozat

0
388

Si të mbrohemi nga gripi nëpërmjet ushqimit? 

– Do të rekomandoja vajin e mëlçisë së merlucit. Ekzistojnë 3 lloje të omegave, të cilat gjinden tek peshku, tek farat chia apo të susamit. Ndaj duhet të konsumojmë dy herë në javë produkte të detit. Vitamina C është një nga substancat më të pastra në botë. Kur trupi ynë është i ngopur me vitaminë C, mund të kemi pak diarre, e cila na tregon se duhet të ulin sasinë e marrjes së saj, por jo ndërprejen e saj.

Për sa i përket aspektit ushqimor , speci djegës , xhinxheri, hudhra, qepa, ndikojnë jashtëzakonisht shumë mirë në forcimin e imunitetit. Çdo gatim në mbi 46 gradë celsius i shpërbën enzimat, ndaj duhet të konsumojmë ushqime sa më pak të gatuara.

Unë vajzave të mia u përdor një herë mjalt me hudhra, një herë mjalt me qepë. Pra në 200 gramë mjaltë, rreth 7 deri në 8 thelpinj hudhra.