Nutricionistja Diola Dosti: Dilemat e mia për tërshërën

0
274

Dilema e parë është tërshëra. Personalisht kam shumë rezerva për përdorimin e saj. Nisur nga shprehja e Arthur Baer ‘Alimonia është si të blesh tërshërë për kalin e vdekur’ (Alimonia është një suport financiar i ish-bashkëshortit apo bashkëshortes pas divorcit), në parim e dimë të gjithë, që tërshëra është ushqim për kuajt. Dhe për të ndryshuar shëndetshëm mënyrën e të ushqyerit, për mendimin tim, duhet të dalim jashtë kutisë së tërshërës. Kjo dilemë nuk është alla shqiptare. Le të kapemi e të përpiqemi të bëjmë të zgjuarin sa të duam. Në Angli për shembull tërshëra ju jepet kuajve, kurse në Skoci e hanë njerëzit. Dhe këtë nuk e thashë unë, por një njeri më i zgjuar se unë, që quhej Samuel Johnson.

Çështja tjetër është se tërshëra (pa u ndalur në cilësinë e saj), mund t’i japë dikujt energjinë e një kali, por dikujt tjetër, atë të breshkës Chelonya mydias. Pse? Sepse ne kemi individualitet biokimik të ndryshëm, pra reagojmë ndryshe. Personalisht mua dhe familjes time, na bën kaps. Problemi tjetër me tërshërën që duhet theksuar, është mënyra se si kombinohet ajo. Tërshëra përmban phytate, të cilat bllokojnë përthithjen apo absorbimin e mikronutrientëve të rëndësishëm. A mund ta deaktivizojmë? Po, vetëm nëse e lëmë gjatë gjithë natës në ujë apo në lëng të fermentuar si kosi i shtëpisë apo edhe uthulla e mollës (kjo e fundit jo për fëmijët) para se të përgatiten. Por sa e zbatojnë këtë në çerdhe?

Problemi tjetër me tërshërën është cilësia. Pasi ekziston rreziku nga arseniku, njësoj si me orizin e bardhë (besoj e dini testin e orizit, që kokrrat e orizit që pluskojnë në ujë, duhen hequr pasi nuk janë për konsum). Vetë OBSH vendos tërshërën në vendin e tretë si një nga burimet e mundshme të përmbajtjes së arsenikut, i cili ka pasoja në shëndet (Lexo Këtu)

Çështja tjetër është përpunimi i saj. Tërshëra për fëmijë e marketeve ka një përqindje goxha të bukur të sheqerit të shtuar, më pak fibër dhe më shumë sodium (që ju shtohet për të rritur jetëgjatësinë e produktit në raft). Dhe sa më e gjatë lista e shtesave në produkt, aq më e shkurtër jeta jonë dhe e fëmijëve tanë. Përgjithësisht llojet e ndryshme të tërshërave për fëmijë, janë një katastrofë nutricionale të spërkatura me vitamina sintetike, një fantazi e ushqimit të shëndetshëm. (Lexo Këtu)

Kemi edhe diçka tjetër për tërshërën, pasi nëse lexoni protokollet e Dr.Oz, ai e rekomandon për dobësim. A kanë nevojë fëmijët të dobësohen?

Ndërsa kur jemi tek trahanaja, besoj që është gjëja më e mirë për t’u shtuar në menunë e fëmijëve (dhe prapë këtu flas për trahana të gjysheve). Një nga parimet e mia si nutricioniste, është që mos t’ju japim fëmijëve asgjë që nuk e kanë njohur gjyshet tona. Do thoni juve ‘po avokadon që është super për nga përmbajtja e acideve yndyrore’? Keni të drejtë, por mos harroni që avokado nuk është ushqim me ‘kilometrin zero (0)’, që do të thotë se ne duhet të përshtasim të ushqyerit tonë, me ushqimet e territorit tonë, mundësisht. Jemi mesdhetarë (çaji kinez për shembull dobëson kinezin, por i sjell gurë në veshka shqiptarit). Qelizat tona, indet tona, organizmi ynë, është ndërtuar me ushqimet që nëna jonë ka ngrënë dhe për këtë arsye kur jetojmë jashtë vendit, merr kohë adaptimi apo përshtatja e organizmit tonë me ushqimet e reja, por kjo eksperiencë s’ka pse të ndodhë në një çerdhe shqiptare.

Sepse ne jemi çfarë hamë (nuk ka lidhje kjo me faqen e B. B pasi është shprehje e Anthelme Brillat-Savarin, në Physiologie du Gout, ou Meditations de Gastronomie Transcendante, 1826: “Dis-moi ce que tu manges, je te dirai ce que tu es”, jo e B.B sa për informacion)

Ajo që unë rekomandoj është që shteti të sigurohet që të merret trahana e sigurtë cilësore.

 

Rekomandimet e mia në përgjithësi janë si më poshtë:

Jepuni fëmijëve kos shtëpie fillimisht pasi stabilizon florën bakteriale apo raportin midis baktereve të mira dhe të këqija.

Jepuni peshk (mendoj që mishi duhet shtuar kur të dalin dhëmbët pasi kjo është një shenjë ‘fiziologjike’ që tregon se fëmija është pjekur organikisht për të tretur proteinat e mishit, por kjo lë shumë vend për diskutim).

Nëse jo peshk, se paku vaj peshku pasi acidet yndyrore i duhen për të formuar një sistem nervor të shëndetshëm. Dhe mos i jepni fëmijës ushqime të përpunuara dhe pastaj të çuditeni se përse nuk i ha fëmija frutat apo perimet. Sidomos ato me përmbajtje sheqeri, krijojnë varësi.

Mësoni fëmijët të duan botën e fruta perimeve (meqë ra fjala, një studim para disa ditësh tregoi se edhe ato ndjejnë dhimbje njësoj si kafshët dhe njerëzit kur i presim).

Edukoni frigoriferin në shtëpi duke shtuar ngjyrën jeshile, ngjyrën e klorofilit, ngjyrën e shëndetit! I paçi fëmijët jetëgjatë sa malet dhe të fortë si diamanti! / Marrë me shkurtesa nga Hashtag.al

 

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu