Neurologu i famshëm: Shqiptarë kujdes, demenca po ju vret!

0
293

Sëmundjet neurologjike janë një prej shkaqeve kryesore të vdekjes së njerëzve. Por, përsëri shumë prej nesh i neglizhojmë. Shpesh atë harresën te prindërit apo gjyshërit tanë, ia atribuojmë shenjave të plakjes. Ndërkohë që organizata të ndryshme botërore, si edhe shumë neurologë bëjnë thirrje për më shumë vëmendje ndaj shëndetit mendor.

Të mbledhur në ambientet e Hotel Tirana, neurologët më të mirë në botë, sollën në vëmendje  sindromën e demencës. E organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, së bashku me Universitetin e Barit, ishin prezentë studentë, mjekë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Izraeli, Britania e Madhe dhe Mali i Zi.

Një nga folësit, President i Federatës Botërore të Neurologjisë, Prof.Dr.Raad Shakir tha se shoqëria dhe shteti duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje shëndetit mendor. Pasi në të kundërt pasojat do të jenë fatale për shqiptarët.

“-Sëmundjet neurologjike janë të dytat që shkaktojnë vdekjen. Më e rrezikshmja është goditja në tru, e më pas demenca. Këtu nis dhe problemi. Shumë njerëz mendojnë se është normale, kur dikush i afrohet plakjes dhe fillon të harrojë gjëra. Por, kjo nuk është aspak normale. Ju duhet t’i edukoni njerëzit me frymën tjetër. Mos mendoni se gjyshja juaj e cila është 75 vjeçe duhet të harrojë gjëra. Dhe mos e gënjeni veten me fjalët ‘ajo është e vjetër’.u shpreh neurologu Shakir.

Disa nga masat që duhen ndërmarrë për të mos u prekur nga demenca janë: moskonsumi i kripës, ushtrimet e vazhdueshme fizike, ndalimi i cigares, shmangia e obezitetit, ulja e kolesterolit, kontrolli i diabetit.

PËRGJIGJU

Ju lutem vendosni komentin e juaj?
Ju lutem vendosni emrin tuaj këtu